Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Aktualitet

KPA ‘vulos’ vendimin, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda largohet nga sistemi i drejtësisë (EMRI)

KPA ‘vulos’ vendimin, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë të pandryshuar vendimin e shkarkimit për Fehmi Petkun, ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.30/2019, datë 06.06.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fehmi Petku, kundër vendimit nr. 136, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1.            Lënien në fuqi të vendimit nr. 136, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fehmi Petku.

2.            Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e KPA.