BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Aktualitet

KPK merr vendimin për prokuroren e njohur (Emri+Foto)

KPK merr vendimin për prokuroren e njohur (Emri+Foto)

Konfirmohet në detyrë Ervisa Hyka, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ervisa Hyka përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Relatimi për Hykën ishin në pjesën dërrmuese pozitiv. KPK tha se nga hetimi i disa kursimeve cash nuk u gjetën probleme. Po ashtu Komisioni nuk gjeti probleme as me adresat e banimit të Hykës, shtëpi me qira në Tiranë dhe më pas shtëpinë e prindërve në Fier.

As prindërit e prokurores nuk rezultuan me probleme, pasi Komisioni kishte verifikuar pasurinë e tyre. KPK tha se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte sjellë po ashtu përgjigje pozitive për Hykën dhe hetimet e KPK në këtë kriter nuk kishin sjellë ndryshime.

KPK merr vendimin për prokuroren e njohur (Emri+Foto)

Hyka po ashtu u vlerësua pozitivisht për profesionalizmin. Megjithatë KPK tha se kishte kërkuar shpjegim sëpari për një vendim pushimi që ishte anuluar nga eprori. Hyka në fjalën ë saj tha se ajo kishte qenë e bindur në vendimin e pushimit, por më pas me urdhër të eprorit kishte dërguar çështjen për gjykim. Ajo shpjegoi se Gjykata e Apelit kishte vendosur pafajësi për një nga të pandehurit e akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe kishte pushuar çështjen për tjetrin. Sa i përket denoncimeve Hyka shpjegoi se një prej tyre ishte hetuar dhe arkivuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, i cili nuk kishte gjetur përgjegjësi të magjistrates sa i përket plotësimit të një kërkese të një pale të paditur për njohje me materialet e hetimit. Ankimi kishte të bënte mbi kostot administrative që duheshin paguar në këtë rast, por Hyka tha se ato ishin përcaktuar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Sa i përket një pretendimi për moskthimin pas të dy dosjeve përmbarimore të sekuestruara për një hetim, Hyka tha se ato ishin kthyer pas pushimit të çështjes, por i tregoi trupës se sekuestrimi ishte kryer me vendim të gjykatave dhe se ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Hyka cilësoi “trillime dashakeqëse” pretendimet e një prej denoncuesve se ajo kishte pasur afrimitet me nënën e një prej të pandehurve, për të cilin kishte kërkuar dënim me tre muaj burg. Hyka tha se ishte zbatuar ligjin dhe se një pjesë e hetimit për këtë çështje vijonte. Prokurorja në fund i kërkoi KPK, konfirmimin në detyrë, ndërsa tha se kishte vetëm “falënderime për punën e trupës”