BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Aktualitet

KPK shkarkoi nga detyra Donika Prelën, ish-prokurori tregon ku gaboi ish drejtuesja e Krimeve të Rënda

KPK shkarkoi nga detyra Donika Prelën, ish-prokurori tregon ku gaboi ish

Donika Prela u largua një ditë më parë nga sistemi i drejtësisë me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pas probleme te konstatuara me pasurinë.

Ish-prokurori Gentian Trenova thotë se koha kur Donika Prela ka drejtuar organin e akuzës për krimet e rënda, është shembulli tipik sesi prokuroria vihet në shërbim të politikës.

Nuk i besoj vendimarrjes së KPK dhe KPA se ka mungesë të theksuar të profesionalizimit. Nuk mund të them që këto vendimmarje janë të drejta apo të padrejta. Edhe në rastin e zonjës Prela, parimisht jam i mendimit që vendimmarrja e KPK dhe KPA kanë mungesa të theksuara të profesinalizmit dhe bazueshmërisë në ligj. Për sa i përket zonjës Prela si drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda është rasti më tipik në Shqipëri ku është përdorur prokuroria nga politika.Kemi disa raste që janë trajtuar nga Donika Prela kur ka qenë drejtuese. Puna e saj si drejtuese e asaj prokurorie krijon një debat dhe një konflikt të madh midis mazhorancës dhe opozitës duke u përdorur.Koha kur është drejtuar prokuroria e Krimeve të Rënda nga Donika Prela ishte shembulli më i keq si duhet të sillet apo si duhet të punojë, lidhur me instrumentalizimin e prokurorisë, duke u përdorur prokuroria për qëllime të politikës, goditje të kundërshtarëve, sajesa në procese penale, për falsifikim të rasteve, të provave.”-tha Ternova.