BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

KQZ merr vendimin, së shpejti do rinumërojë 10% të kutive të votimit. Ja çfarë pritet

KQZ merr vendimin, së shpejti do rinumërojë 10% të kutive

Nisja e procesit të rinumërimit manual të 10 % të kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit do të vendoset së shpejti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Konkretisht bëhet fjalë për 519 kuti votimi.

Procesi i rinumërimit është detyrim ligjor për KQZ-në, në mënyrë që të evidentohen shkeljet e mundshme gjatë numërimit fillestar të votave.

Përzgjedhja e kutive të votimit bëhet në mënyrë rastësore. Nëse gjatë procesit të rinumërimit do të vihen re parregullësi apo shkelje ligjore, atëherë KQZ ka të drejtën t’ia kalojë ato organit të Prokurorisë për nisjen e hetimeve.

Burime nga KQZ bëjnë me dije se administrata është drejt përfundimit të projektvendimin, i cili do të saktësojë procedurën përkatëse për rinumërimin e votave, në mënyrë që të kalojë për miratim në një mbledhje të posaçme javën e ardhëshme.

Kodi Zgjedhor në nenin 22 të tij, detyron këtë institucion që pas nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe konstituimit të organeve të zgjedhura, të zhvillojë numërimin manual të jo më pak se 10% të qendrave të votimit dhe krahasimit të rezultatit me rezultatin e nxjerrë nga sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit.

Kësisoj, çdo parregullësi që mund të konstatohet gjatë procesit të rinumërimit, do kalojë për hetim nga organet ligjzbatuese, por nuk mund të ndryshojë përfaqësimin politik në Parlament.

Kodi, në nenin 167 të tij, thekson se procesi i rinumërimit realizohet nga personeli i KQZ-së në seancë publike, ku ftohen të marrin pjesë përfaqësuesi të partive parlamentare në KQZ.