Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Krasta shtang sekretarin e PD: Sa para keni në bankë? (VIDEO)

Postuar: 21/01/2019 - 22:57

I ftuar në emisionin ‘A show’ në News24, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi është pyetur nga Adi Krasta se sa para ka në llogarinë e tij bankare. Bardhi u shpreh se ka një pasuri modeste dhe është subjekt i deklarimit të pasurisë.

Pjesë nga intervista:

Krasta: Tani kamera do të shkojë tek ti plan portret. Pyetja ime është ultra, ultra personale: Sa para keni në bankë?

Bardhi: Unë jam një person…

Krasta: Bëra shaka…

Bardhi: Jo, do të ju përgjigjem… kam një pasuri tërësisht modeste.

Krasta: Bëra shaka! Nuk dua të ja di. Paratë e të tjerëve nuk dihen.

Bardhi: Unë tani jam një person i angazhuar në politikë dhe kam detyrimin të jem transparent për çdo qindarkë që kam, ndaj qytetarëve shqiptarë. Jam subjekt i deklarimit të pasurisë, për shkak të pozicionit që kam mbajtur prej vitesh, dhe pasuria ime është publike e fituar në mënyrë të ndershme.

Krasta: Jepini PD-së më sens humori…

Bardhi: Jo, kjo është një pyetje serioze, sepse akuzat që I bëhen politikanëve dhe shpesh jo pa të drejtë, paragjykimit që ata angazhohen në politikë për ti shërbyer vetes, për të pasuruar vetën e me rradhë, është një element që mua më ka bërë të dyshoj nëse unë duhet ta marr këtë hap apo jo. Por, duke njohur veten, do vazhdoj të jem po kaq I pasur sa jam dhe në këtë moment që po flas me ty, pavarësisht se çfarë karriere politike do të kem në vijim.

Krasta: Kthehuni në media, mos u mbyllni në ato analet e diplomacisë partiake e të organizimit përgjithshëm emocional dhe të galvanizimit, kthehuni në media sepse marrëdhëniet publike, janë veprimi I mençur I treguar ndershëm.

Bardhi: Pa diskutim!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 22:55

Në lidhje me incidentin e disa ditëve më parë në Porto Palermo, ku u konfliktuan 5 turistët spanjollë me pronarin e restorantit ‘’Panorma’’ Mihal Kokëdhima, u shpreh dhe kryebashkiaku i Himarës

Postuar: 18/08/2019 - 21:40

Moti do të vijojë që të jetë i kthjellët edhe në ditët në vijim, duke iu larguar temperaturave ek

Postuar: 18/08/2019 - 21:10

Aktorja e mirënjohur, Marjana Kondi ka reaguar pasi kryeministri Rama bëri një postim duke e

Postuar: 18/08/2019 - 20:59

 Policia gjermane po nxjerr detaje të reja nga vrasja e 19-vjeçarit Keidi Pasha natën 13 gus

Postuar: 18/08/2019 - 20:48

Ndërtesa që shihni në foto është restoranti i Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo.

Postuar: 18/08/2019 - 20:27

Pronari ‘vandam’ i lokalit Panorama që u bë mjaft i famshëm pasi hipi mbi kofano

Postuar: 18/08/2019 - 18:53

 Dy shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Itali.