BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para
x

Aktualitet

Krerët e Anti-mafias italiane dhe prokurorët shqiptarë në konferencë/ Zbulohet koka e grupit të trafikut të drogës, vlonjati mbante nën vete edhe mafiozë italianë

Krerët e Anti-mafias italiane dhe prokurorët shqiptarë në

Krerët e Anti-mafias italiane si edhe prokurorët shqiptarë kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e madh anti-drogë të ditëve të fundit, në të cilin u arrestuan 37 persona, 10 prej të cilëve në Shqipëri.

Gjatë operacionit në Shqipëri u sekuestrua edhe një gomone 11 metra e gjatë me dy motorë nga 250 kuaj fuqi.

Gjatë konferencës për shtyp u zbulua se koka e grupit të trafikantëve është një shqiptar.

Identiteti i tij nuk dihet, por ai është një qytetar nga Vlora. Autoritetet thanë në konferencë se koka e grupit kishte një grup prej më shumë se 37 anëtarë, ku mes tyre ishte edhe mafiozë italianë.