
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Kreshnik Spahiu tregon arsyet e “shuplakës” që i dha SHBA-ja Kurtit dhe zbulon skenaret e forta përse Amerika nuk heq dorë nga Kosova

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Qershor 2023

Juristi Kreshnik Spahiu deklaron se pavarësisht mosdakordësive të faktorit ndërkombëtar me vendimin e Kurtit sa i përket situatës së krijuar në Veri, SHBA nuk është e gatshme të heqin dorë nga investimi i tyre 3 dekadash në Ballkan: Kosova.
I ftuar në “Top Story”, Spahiu tha se Albin Kurti kishte të drejtë me qëndrimin që mbajti, por gaboi në qëndrimin me Amerikën. Por a duhej të konfrontohej me garantin e sovranitetit të shqiptarëve për këtë të drejtë, përgjigja sipas analistit është jo.
Spahiu thotë se “shuplaka” që i dhanë amerikanët Kosovës ishte kronikë e ngjarjeve të paralajmëruara. Megjithatë për të gjithë ata që i frikësohen qëndrimit të Albin Kurtit, juristi shtron një pyetje: Çfarë do të ndodhte nëse ai do të tërhiqej nga e gjithë kjo?
“Kosovë është një investim amerikan dhe amerikanët nuk mund të heqin dorë nga investimi i tyre prej 3 dekadash në Ballkan.
Padyshim që investimi ka qenë suigeneris për shqiptarët si një popull proamerikan, sepse këtë që bënë për ne nuk e bënë as kur filloi lufta në Kroaci, as në Bosnje ect. Por t’i kthehemi çështjes së veriut.
A kishte të drejtë Albin Kurti? S’ka shqiptarë që të thotë jo. Por a mundej që këtë motiv t’ia jepte garantit të sovranitetit të shqiptarëve, Amerikës? Nuk mundet që të drejtën tënde për sovranitet t’ia japësh dorzanësit të kësaj marrëdhënie juridike.
Tani, a ishte kjo që ndodhi një rrufe në qiell të hapur apo kronikë e ngjarjeve të paralajmëruara: krisjet e Albin Kurtit dhe LVV me SHBA-të?
Unë nuk mendoj se ishte thjesht problemi i futjes së policisë së Kosovës në veri. Ky veprim legjitimon të gjithë këto sanksione, duke filluar me përjashtimin e Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender 23”, me pezullimin e mosnjohjeve të legjitimitetit të shtetit të Kosovës; së treti, mospritjen e zyrtarëve të shtetit të Kosovës në SHBA. Dhe së katërti, u njoh si përfaqësues i Kosovës në bisedime Vjosa Osmani, çka nënkupton një lloj përjashtimi të Albin Kurti nga bisedimet.
Tani të gjithë themi që kishte dhe vërtetë ka të drejtë Albin Kurti në qëndrimin e ruajtur. Ai ka pasur të drejtë edhe për konfliktin e targave, por në fund ç’ndodhi? U tërhoq nga kjo përplasje. Dhe ku fillon analiza politike dhe juridike për këdo që i frikësohet sot më shumë Albinit se Kosovës. Çfarë do të ndodhë nëse Albini heq dorë nga gjithë këto pasoja. Pra mund të ndodhë që javën tjetër Albini të tërheq policinë, kryetarët e zgjedhur të komunave, lejon zyrtarët serb të futen në këto komuna dhe shpallë zgjedhjet e parakohshme. Çfarë do të ndodhë?”- përfundon Spahiu.
Më të lexuarat


“Më erdhi informacioni”/ Gazetarja e njohur zbulon për çfarë e këshillonte Naim Murseli ish-presidentin Pacolli

Vrau gruan para gjykatës në Elbasan ditën e divorcit, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë për ish-policin Koço Buzo

Aplikacioni SKY/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë: Ne jemi dy vjet mbrapa, personat e krimit kanë sofistikuar mënyrat e komunikimit

“Fikja e telefonit dhe…”/ Gazetarja e njohur zbardh detaje nga vrasja e 30-vjeçares në Prishtinë: Liridona mund të ketë ditur diçka shumë të rëndësishme për Naimin

A do të ketë reshje bore? Surpriza e motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Vrasja e Liridonës/ Gazetari ngre dyshime të forta: Pacolli duhet të flasë, mund të zbulojë vrasjen e Liridonës

“I ngeli si gozhdë”, gazetari i njohur ngre dyshimet e forta që çuan në ekzekutimin e bashkëshortes: Ajo çfarë i kërkoi Liridona-Naimit në 2019, e ka parë si rrezik...

Porositi vrasjen e bashkëshortes, gazetarja e njohur zbulon detaje nga sjelljet e Naimit pas ekzekutimit të Liridonës: Tejet gjakftohtë, sikur s’kishte bërë asgjë

“Ekonomia është shumë e lidhur me shëndetin, sidomos atë mendor”, eksperti i njohur ngre shqetësimin: Të mos qenit të barabartë para ligjit krijon stres dhe pasiguri për të ardhmen

"Në biseda u gjetën mesazhe kërcënuese", gazetari i njohur ngre dyshimet e forta: Çelësi i vrasjes së Liridonës është tek lidhja e Murselit me...
