BREAKING NEWS

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’ e radhës, paralajmëron fundin e Ilir Metës

“Epoka e Presidentit po vdes, janë dekompozuar...”, Frrok
x

Aktualitet

Krijoi panik dhe rrezikoi jetën e qytetarëve, arrestohet shoferi që bënte veprime të pakontrolluara në bulevard/ Gjesti tjetër para policëve ‘e fundos’ fare të riun

Krijoi panik dhe rrezikoi jetën e qytetarëve, arrestohet shoferi

Policia e Korçës ka arrestuar një 31-vjeçar pasi xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në qendër të qytetit duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sipas bluve 31-vjeçari, i identifikuar si E.M nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin "Republika", duke rrezikuar qytetarët, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë, por arrestohet në flagrancë.

Më datë 23.08.2019, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.M, 31 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm, duke xhiruar gomat dhe kryer lëvizje të pakontrolluara në Bulevardin "Republika" dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte.

31-vjeçari, nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi dhe më pas është kapur nga punonjësit e Policisë.

Ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij, për në ambientet e Komisariatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme.