Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Krijuan skemë mashtrimi/ Hetimi Tatimor në bashkëpunim me Prokurorinë ndalojnë 4 persona, i kishin bërë 3 mld lekë dëm shtetit

Postuar: 22/09/2018 - 16:23

Sot më datë 21.09.2018 Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Tiranë, pas një hetimi disa mujor ka bërë të mundur ndalimin e shtetasve Gëzim Çela, Flamur Zoto, Ylber Molla, Xhemal Kushova dhe ka shpallur në kërkim katër shtetas me iniciale XH.Ç, E.A, M.A, E.Z. Shtetasi Xhemal Kushova rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “XH&XH 2015“ me Nipt L51727007A. Shtetasi Gëzim Çela rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “IMPEKS&ALB “ me Nipt L31722007T. Shtetasi Flamur Zoto rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “TONI-AL“ me Nipt L51313017R. Shtetasi Ylber Molla rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “Mar Ar - 2014 “ me Nipt L41805020L. Shoqëritë e sipërpërmendura kryenin blerje brenda vendit dhe importe në vlera të larta, ndërkohë që shitjet ishin fiktive dhe në vlera më të ulëta duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe abuzuar me kreditimin e TVSH-së. Produktet e blera nga këto shoqëri i faturoheshin shoqërive të tjera, aktiviteti i të cilave nuk korrespondonte me atë të shoqërive nën administrimin e shtetasve të sipërpërmendur. Në përfundim të punës hetimore dhe proçeduriale, grupi i hetimit sekuestroi provat materiale si blloqe TVSH-je, fatura TVSH-je, mandate etj. Sipas të dhënave paraprake dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit rezulton në shumën 350,000,000 lekë. Këto subjekte në bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe me subjekte të tjera kanë konsumuar elementë të veprave penale “ Skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehje të ardhurash” dhe „‟Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve‟‟ të parashikuara në Nenet 180, 181, 144/a dhe 190/2 të kodit penal. Grupi i hetimit vazhdon proçedurat hetimore në lidhje me shoqëri të tjera të cilat kanë kryer shit-blerje me shoqëritë në fjalë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:49

 Aksident rrugor me një të vdekur në aksin kombëtar që lidh Tiranën me Durrësin.Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 21:45 , në superstradën Durrës-Tiranë, thanë për noa.al burime nga policia e Durrësit.

Postuar: 21/05/2019 - 23:14

Gjatë ditës së nesërme priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në të gjithë territorin.Si

Postuar: 21/05/2019 - 22:28

Është aksidentuar mbrëmjen e sotme autobusi i linjës Tiranë-Kamëz.

Postuar: 21/05/2019 - 22:19

Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve për votimin e kryetarit të ri të Akad

Postuar: 21/05/2019 - 21:56

Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, Frontex, u vendos për herë të parë jashtë BE,

Postuar: 21/05/2019 - 21:21

Zgjedhja e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, Vatë Staka si anëtar i Këshillit të Lartë të P

Postuar: 21/05/2019 - 20:00

Guardia di Finanza në Romë, ka kryer një operacion të gjerë kundër një organizate të dedikuar në