BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Aktualitet

Krijuan skemë mashtrimi/ Hetimi Tatimor në bashkëpunim me Prokurorinë ndalojnë 4 persona, i kishin bërë 3 mld lekë dëm shtetit

Krijuan skemë mashtrimi/ Hetimi Tatimor në bashkëpunim me

Sot më datë 21.09.2018 Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Tiranë, pas një hetimi disa mujor ka bërë të mundur ndalimin e shtetasve Gëzim Çela, Flamur Zoto, Ylber Molla, Xhemal Kushova dhe ka shpallur në kërkim katër shtetas me iniciale XH.Ç, E.A, M.A, E.Z. Shtetasi Xhemal Kushova rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “XH&XH 2015“ me Nipt L51727007A. Shtetasi Gëzim Çela rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “IMPEKS&ALB “ me Nipt L31722007T. Shtetasi Flamur Zoto rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “TONI-AL“ me Nipt L51313017R. Shtetasi Ylber Molla rezulton administrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “Mar Ar - 2014 “ me Nipt L41805020L. Shoqëritë e sipërpërmendura kryenin blerje brenda vendit dhe importe në vlera të larta, ndërkohë që shitjet ishin fiktive dhe në vlera më të ulëta duke shmangur detyrimet ndaj shtetit dhe abuzuar me kreditimin e TVSH-së. Produktet e blera nga këto shoqëri i faturoheshin shoqërive të tjera, aktiviteti i të cilave nuk korrespondonte me atë të shoqërive nën administrimin e shtetasve të sipërpërmendur. Në përfundim të punës hetimore dhe proçeduriale, grupi i hetimit sekuestroi provat materiale si blloqe TVSH-je, fatura TVSH-je, mandate etj. Sipas të dhënave paraprake dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit rezulton në shumën 350,000,000 lekë. Këto subjekte në bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe me subjekte të tjera kanë konsumuar elementë të veprave penale “ Skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehje të ardhurash” dhe „?Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve?? të parashikuara në Nenet 180, 181, 144/a dhe 190/2 të kodit penal. Grupi i hetimit vazhdon proçedurat hetimore në lidhje me shoqëri të tjera të cilat kanë kryer shit-blerje me shoqëritë në fjalë.