BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Krim horror në Korçë, e akuzonte se i prishi varrin e nënës, 42-vjeçari masakron me sëpatë bashkëfshatarin

Krim horror në Korçë, e akuzonte se i prishi varrin e

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Korçës, ku një shitës bananesh nga fshati Pocestë është masakruar me sëpatë nga bashkëfshatari i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:45 në afërsi të pazarit të qytetit. Viktima është identifikuar si Dashnor Osmani 50 vjeç, nga fshati Pocestë, i cili punonte si shitës bananesh, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë është identifikuar shtetasi Zamir Topi 42 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr 9 në Korçë, ku autoritetet gjetën të pajetë në rrugë, me një plagë vdekjeprurëse në kokë nga sëpata, Dashnor Osmanin 50 vjeç.

Disa metra larg vendit të ngjarjes, policia mundi të arrestojë autorin Zamir Topi 42 vjeç dhe të sekuestrojë sëpatën që e la në vendin e krimit. Viktima dhe autori janë të dy nga i njëjti fshat, Pocestë i Korçës. Mësohet se shkak i krimit të rëndë është bërë një sherr mes autorit dhe viktimës për varrin e nënës së këtij të fundit. Topi pretendonte se Osmani, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar varrin e nënës. Autori dhe viktima kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij. Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t'i rregullonte varrin e nënës.

Mes Osmanit dhe Topit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje, derisa ditën e djeshme Topi kreu krimin horror. Pas ngjarjes së rëndë, kalimtarë të rastit kanë lajmëruar policinë, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit. Pas arrestimit policia doli në një deklaratë zyrtare për media duke dhënë detaje për ngjarjen e rëndë. “Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi me inicialet Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin me inicialet D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Ja çfarë tha 42-vjeçari përpara uniformave blu

Zamir Topi, autori i dyshuar i krimit makabër të ndodhur mesditën e djeshme në Korçë, i cili qëlloi me sëpatë për vdekje në mes të pazarit të Korçës, Dashnor Osmanin, ka dhënë dëshminë e parë në polici. Mësohet se ai ka thënë se ishte konfliktuar me viktimën, pasi ky i fundit i kishte dëmtuar varrin e nënës. Gjithashtu përpara uniformave blu Topi ka shfaqur pendesë për krimin. “Më kishte dëmtuar varrin e nënës që ishte afër me varrin e të afërmit të tij. I kërkova ta hiqte varrin që aty se më ishte dëmtuar varri i nënës, por ai nuk pranoi dhe filloi të më kundërshtonte”, ka thënë ai para policisë.

Ndërkohë, burime nga qendra e shëndetit mendor, bëjnë me dije se Zamir Topi është person me probleme mendore dhe se është i kartelizuar pranë kësaj qendre, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, dëshmitarë okularë tregojnë se krimi i kryer nga 42-vjeçari ka qenë horror. “E goditi me sëpatë në kokë disa herë. U trondita. Sa e pashë u largova kisha frikë. U tmerrova desh më ra të fikët”, tha një djalë i cili kishte qenë dëshmitar i skenës makabre. “Rastësisht kalova dhe e pashë që ishin mbledhur shumë njerëz. Mora 127 që të vinin ta ndihmonin, por mbaroi ai. Kokën ia kishin mbuluar. Ishte mbuluar me gjak. Njerëzit thoshin që e kishin goditur me sëpatë, por nuk e dimë çfarë ka ndodhur”, tha një tjetër prej dëshmitarëve. Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se policia ka marrë në mbrojtje familjen e Zamir Topit, 42 vjeç që qëlloi për vdekje me sëpatë Dashnor Osmanin 50 vjeç. Një vendim i tillë është marrë për të shmangur thellimin e tragjedisë, pasi mund të ketë një hakmarrjeje të mundshme.