Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Krim pasioni në Kavajë/ Burri interesohet nga Gjermania për vrasjen e ish të dashurit të gruas, kë ka dërguar në shtëpinë e bashkëshortes dhe çfarë i ka kërkuar?

Postuar: 10/10/2019 - 14:01

Krimi i rëndë për xhelozi që ndodhi në Kavajë ka tronditur mbarë opinionin publik. Dritan Haxholli, i cili hyri me forcë në banesën e ish të dashurës së tij, Marsida Qatja, mbeti i vrarë në vend nga polici i burgjeve Bledar Toçi.

Nga hetimet rezulton se Marsida Qatja është e martuar dhe me fëmijë. Bashkëshorti i saj ndodhet në Gjermani. Mësohet se burri i 30-vjeçares po vuan dënimin me burg në shtetin gjerman për drogë. Për ngjarjen e rëndë, është interesuar nga Gjermania vetë bashkëshorti i Marsida Qatja.

Nga burgu, ai ka kërkuar të mësojë se çfarë ka ndodhur me gruan dhe tre fëmijët e tij në banesën ku ndodhi krimi. Përmes një të afërmi të tij në Kavajë, i cili kishte shkuar në banesën e Marsida Qatja, kishte kërkuar t’i dërgonte fotografi në rrjetet sociale për të parë situatën e krijuar. Sikurse duket edhe nga pamjet brenda banesës të siguruar nga tvklan.al, grila e derës së ballkonit nga ku kishte hyrë Dritan Hoxholli është e thyer, pllakat me gjak dhe sende të hedhura përtokë.

Sipas dëshmisë së Marsida Qatjas në polici, ish i dashuri Dritan Haxholli kishte shkuar në banesën e saj rreth orës 00:45 i armatosur me kallashnikov. Ai kishte hyrë me forcë nga dera e ballkonit duke thyer grilën. E frikësuar nga prania e Haxhollit, i cili e kishte telefonuar para se të shkonte, 30-vjeçarja njoftoi mikun e saj polic të burgut të Durrësit Bledar Toçin. Ky i fundit, si dhe dy komshinj të saj, kishin shkuar në banesën e kësaj të fundit për ta mbështetur.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 18:57

Janë publikuar pamjet e aksionit që Policia e Spanjës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe EUROPOL realizoi kundër një bande shqiptarësh që vidhnin banesat e lojtarëve të Real dhe Atletiko Madridit.

Postuar: 22/10/2019 - 18:50

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë- Durrës.

Postuar: 22/10/2019 - 18:41

Moderatorja Marsela Topi e Tv Apollonia Fier, është nxehur keq me kameramanët e emisionit pasi kë

Postuar: 22/10/2019 - 18:39

Dilaver Kalaja, shefi i ruajtjes së objekteve të komisariatit nr.1 në Tiranë ka reaguar lidhur me

Postuar: 22/10/2019 - 18:20

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka bërë sërish apel për shpëtimin e Alvinit t

Postuar: 22/10/2019 - 17:59

Dilaver Kalaja, shef objektesh në Komisariatin nr.

Postuar: 22/10/2019 - 17:36

Një peshkaqen i llojit tigër, është kapur në ujërat e detit Adriatik nga një anije peshkimi.