BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Krimet e Rënda lënë në burg 6 antarët e grupit “Bajri”, sot njihen me masën 3 të tjerët

Krimet e Rënda lënë në burg 6 antarët e grupit

Gjashtë nga 11 të arrestuarit e operacionit “Oazi”, u njohën mesditën e djeshme me masën e sigurisë të dhënë për to në mungesë. Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmoi dje masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 6 pjesëtarët e grupit “Bajri”, të prangosur 4 ditë më parë, ndërsa për tre prej tyre, seanca do të zhvillohet gjatë ditës së sotme. Gjithashtu, mësohet se prokuroria do të nis letër-porosi drejt Belgjikës dhe Holandës, për të marrë informacione për veprimtarin e tyre në këto shtete, si dhe për të intensifikuar kërkimet për Enver Bajrin, i konsideruar si “koka” e këtij grupi kriminal. Ndërkohë, seanca gjyqësore parashikohej të fillonte në orën 14:00, por për shkak të vonesës së një prej të arrestuarve, Safet Bajrit, i cili dje u përballë me dy gjykata, atë të Shkodrës dhe atë të Krimeve të Rënda, seanca filloi disa minuta me vonesë. 34-vjeçari u njoh me masën e sigurisë “Arrest me burg”, për llogari të drejtësisë belge, e cila e ka dënuar atë me 9 vite. Autoritetet belge duke qenë se mes vendit tonë dhe atij belg nuk ekziston marrëveshja për ekstradim, i kanë dërguar një kërkesë autoriteteve shqiptari, që Safet Bajrit, ti njihet dënimi dhe të vuaj dënimin në Shqipëri. Në Belgjikë, Safet Bajri u dënua për trafik droge, shkatërrim prone, gjobëvënie dhe shfrytëzim prostitucioni. Më pas ai u transportua ne Tirane, ku iu bashkua grupit tjetër të të arrestuarve. Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca ndaj Safet Bajrit dhe 5 pjëararëve të tjerë të grupit “Bajri”, zgjati 40 minuta, ku gjykata konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre. Përballë gjyqtares së seancës, Iliriana Olldashi, në seancën e djeshme dolën 6 të arrestuar, Ilir Rustemi (Bajri), i arrestuar në 6 shtator në Shkodër, Emrah Plaku, i arrestuar në 6 shtator në Shkodër, Astmer Bilali, i arrestuar në 6 shtator në Shkodër, Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër, Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë dhe Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër katër ditë më parë. Nga ana tjetër, sot pritet të dalin përpara togave të zeza të Krimeve të Rënda, Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër, Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar po në Tiranë.

Seanca

Në seancën e djeshme, Prokuroria kërkoi konfirmimin e masës së sigurisë, “Arrest me burg”, dhënë disa ditë më parë, ndërsa avokatët pretenduan një masë më të butë, duke thënë se arrestimi ishte i jashtëligjshëm. Por pas paraqitjes së akt-akuzës nga ana e prokurorit të çështjes Blerim Tominaj, gjykata vendos të lërë në fuqi “Arrestin me burg”. Akuzat që janë ngritur ndaj 11 të arrestuarve, janë "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", në bashkëpunim, "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", "Organizim i lotarive të palejuara", "Pastrim i produkteve të veprës penale" të kryer në bashkëpunim, "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë", kryer në bashkëpunim, "Përkrahje e autorit të krimit", “Moskallëzim krimi" dhe "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike", vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas prokurorit, akuza e “Vrasjes me dashje” është ndaj Behar Bajrit, i arrestuar në Holandë. Sipas akuzës, është e vërtetuar se shtetasi Florian Tonuzi dhe Fabiola Bajri janë vrarë nga 45-vjeçari, pasi krimi është bërë me të njëjtën armë që i përket Behar Bajrit. Gjithashtu, sipas hetimeve, është provuar se në javët e fundit, disa anëtarë të këtij grupi kriminal, kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash. Po ashtu, nga hetimet e kryera, kryesisht nga përgjimet, ka rezultuar se grupi "Bajri", në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete evropiane dhe më pas, paratë e përfituara nga ky aktivitet, investoheshin brenda vendit. Si prova, prokuroria ka paraqitur rezultatet e nxjerra nga përgjimet telefonike dhe ambientale, për akuzat e “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Gjobëvënies”, procesverbalet e arrestimeve të tyre, ku Safet Bajri u kap me dy armë pistoleta. Ndërkohë, për akuzën e “Vrasjes”, prokuroria thotë se dy rastet kriminale, janë zbuluar pasi është përdorur e njëjta armë, ndërsa janë paraqitur edhe ekspertimet e armës. Sipas organit të akuzës, pas hetimit gjashtë mujor, janë provuar disa prej akuzave të ngritura, ndërsa janë ende duke u bërë hetime, pasi dyshohet se grupi ka gisht edhe në disa nga ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në Shkodër, muajt e fundit.

Elvis Myrta

Më të lexuarat