Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Krimeve e Rënda vendosin sot për Orest Sotën

Postuar: 15/11/2017 - 08:37

Orest Sota pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për vlerësim të masës së sigurisë ditën e sotme. Prokuroria mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 25-vjeçarin në makinën e të cilit në datën 1 Nëntor Policia e Elbasanit gjeti 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Krimet e Rënda kërkojnë të cilësohet i ligjshëm ndalimi i të riut për akuzën e pastrimit të parave. Sipas grupit hetimor, ka dyshime se Sota nuk justifikon paratë dhe ka dyshime se janë produkt i aktivitetit kriminal. Orest Sota u la në burg në 4 Nëntor nga Gjykata e Elbasanit për akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë, drejtim pa leje të mjetit, fshehje te ardhurave dhe pastrim parash.

Por duke qenë se në makinën e 25-vjeçarit u gjetën patentat e ish-ministrit Tahiri, dosja iu bashkangjit çështjes Tahiri-Habilaj, e cila po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Babai i Orest Sotës, biznesmeni Lefter Sota ka paraqitur në Prokurori një memo ku sqaron se paratë e gjetura janë të justifikuara nga kompanitë e tij. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 28

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 15:30

Vazhdojnë tensionet midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, për shembjen e objekteve pa leje.

Postuar: 18/09/2018 - 15:19

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar pretendimin e ish-deputetit Mark Frroku se me ndalimin e tij, ës

Postuar: 18/09/2018 - 14:18

Bie kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen

Postuar: 18/09/2018 - 14:12

Policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e te riut shqiptar Grei Frasheri, në Bay

Postuar: 18/09/2018 - 13:47

Ditën e nesërme qyteti i Durrësit do të vuajë mungesën e uji të pijshëm.

Postuar: 18/09/2018 - 13:38

Përfundon në pranga një baba i dhunshëm në Tiranë.

Postuar: 18/09/2018 - 12:56

Policia ka shoqëruar forcërisht 10 banorë të Jalës.