Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Aktualitet

Krimi brenda familjes në Bathore, zbulohen detajet për marrëdhëniet e të ndjerës me kunatin (FOTO)

Krimi brenda familjes në Bathore, zbulohen detajet për

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Jetmira Hasanit, nga ish- kunati i saj, Agron Tanushi.

Ish- kunati, sepse mësohet se Jetmira ishte ndarë prej disa kohësh nga bashkëshorti i saj (vëllai i Agron Tanushit), por vijonte të qëndronte në shtëpinë e tyre, në katin e dytë.

Mësohet Jetmira ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të konflikteve të vazhdueshme që ka pasur me Tanushit për pronën, e cila përfundoi në mënyrë tragjike, me një viktimë.

Fqinjët kanë folur për krimin në familje duke thënë se Agroni nuk ishte person problematik, por prej 10 vitesh kishte sherre të herëpashershme me viktimën, kryesisht për çështje pronësie. Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se ishte e tij.

Fotoja e mëposhtme është e Jetmirës, e cila la pas një vajzë 8-vjeçe. Lamtumira e fundit Jetmirës do t'i jepet sot në orën 15:00.

Krimi brenda familjes në Bathore, zbulohen detajet për