BREAKING NEWS

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja
x
BREAKING NEWS

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj rivalit të Ervis Martinaj ku mbeti e vrarë banakierja në "Don Bosko" (emri)

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së
x
BREAKING NEWS

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e zgjedhjes së kryetarit të PD-së

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e
x
BREAKING NEWS

Çështja Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati i tyre zbardh detajet

Çështja Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati
x
BREAKING NEWS

Vangjush Dako dhe biznesmeni në burg, kush është ende në kërkim (Lista zyrtare)

Vangjush Dako dhe biznesmeni në burg, kush është ende në
x

Aktualitet

Krimi del jashtë kontrollit, sulmohet me armë banesa e një polici në Shkodër, në Malësi të Madhe zbulohen serat me kanabis dhe sekuestrohen mbi 10 mijë rrënjë

Krimi del jashtë kontrollit, sulmohet me armë banesa e një polici 

Krimi në vend duket se ka dalë jashtë kontrollit. Sulmet e hapur po terrorizojnë vendin javët e fundit dhe po vriten njerëz të pafajshëm. Pas terrorit në Tiranë ku u sulmua një lokal disa javë më parë dhe dy ditë më parë u qëllua ndaj televizionit “Top Channel”, dje është hapur zjarr ndaj banesës së një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21.00 pranë zonës së “by passit”, ndërsa raportohet se nuk ka pasur persona të lënduar. Personat kanë qëlluar në drejtim të banesës së një efektivi dhe më pas janë larguar me makinë, duke shënuar një tjetër ngjarje tronditëse në vend. Ka qenë vetë efektivi që ka lajmëruar kolegët. Dyshimet janë se të shtënat kanë qenë një paralajmërim për të, por nuk dihen arsyet.

Operacion anti-kanabis në Malësinë e Madhe

Nga ana tjetër një operacion anti-kanabis është zhvilluar dje në Malësinë e Madhe, ku forca të shumta policore kanë zbuluar një plantacion me sera ku kultivohej lënda narkotike. Në foton e siguruar nga Ora News shikohet mbi 15 sera kanabisi të krijuara ku brenda tyre rriteshin kanabis sativa. Në këto sera policia ka arritur të zbulojë mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa në proces rritjeje dhe disa te tjera të thara të cilët qëndronin në atë zonë. Sipas informacione policore, operacioni i policisë ka ardhur pas kontrolleve qe uniformat blu bëjnë në territore malorë në kuadër të planit të masave antikanabis. Sipas burimeve policore janë ndaluar disa persona, mes tyre edhe punonjës të Ujësjellësit të Bajzës pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Operacioni në fjalë është zhvilluar nga forcat policore të Komisariatit të Malësisë së Madhe dhe DVP Shkodër.

Krimi del jashtë kontrollit, sulmohet me armë banesa e një polici

Policia aksion për makinat e vjedhura

Ndërkohë i riu i shpallur në kërkim paraditen e djeshme për vjedhje makinash rezulton se është nipi i një deputeti. Mësohet se në kërkim është shtetasi me iniciale G.Ç., nipi i deputetit Agron Çela, ndërsa është arrestuar shtetasi me iniciale E. Ç. Sipas burimeve zyrtare të policisë, dy personat përfitonin automjete luksoze, përmes mashtrimit, duke mos u dhënë pronarëve të automjeteve, paratë për to. Më pas mjetet që u merreshin përmes mashtrimit personave të ndryshëm çoheshin për shitje në një pikë shitjeje të automjeteve. Nga provat e siguruara gjatë hetimit, rezultoi se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm, me pretendimin se çmimin për blerjen e automjeteve luksoze, do e transferonin në llogarinë bankare përkatëse të shitësit të automjetit. Këta shtetas, edhe pasi i merrnin në posedim automjetet, nuk e paguanin çmimin e tyre, përmes llogarive bankare. Në gjendje të lirë po hetohet edhe 44 vjeçari me inicialet B. H, i cili ishte në dijeni të aktivitetit të kundërligjshëm, por vijonte ti përvetësonte këto mjete e më pas i shiste me çmime më të larta. Nga ana tjetër, 42-vjeçari Reshat Zekthi ka rënë dje në prangat e policisë së Korçës pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik droge në bashkëpunim. Sipas policisë, i riu, banues në Belsh i ishte caktuar masa “Arrest me Burg” për veprën penale dhe Prodhim i shitjeve narkotike. Por Zekthi nuk është emër i panjohur për policinë, në vitin 2017 ai ra në pranga për falsifikim parash në Elbasan. Në banesë, iu gjetën një shumë prej 28 mijë euro të falsifikuara. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.