BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Aktualitet

‘Krimi i organizuar ka paguar që të fotografohen parcelat me kanabis’, Artan Hoxha i kthehet ministrit: Lleshaj është jashtë loje, më erdhi keq që e futën ...

‘Krimi i organizuar ka paguar që të fotografohen parcelat me

Gazetari Artan Hoxha ka rikthyer në vëmendje vrasjen e ish-ushtarakut Besnik Pudja në Tetor të vitit 2016 në Shëngjergj. Ai tha se vrasja e tij u bë për shkak të konfliktit për kanabisin dhe më pas u raportua si vetëvrasje. 

Hoxha u shpreh se kjo është një histori që përsëritet çdo vit, duke iu referuar vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe.

Ai komentoi deklaratën e bërë pak ditë më parë nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend i cili tha se trafikantët po paguajnë që të shpërndahen foto nga arat me kanabis në mënyrë që të prishet imazhi i policisë. Gazetari e cilësoi absurde këtë deklaratë duke ironizuar se ai që ia ka shkruar këtë fjalim e ka dëmtuar figurën e tij.

“Më bëri përshtypje disa fjali që Lleshaj i lexoi në Kuvend. Ai që ia ka shkruar fjalimin Lleshajt e ka futur në qorrsokak kryeministrin. Ai tha se krimi i organizuar ka paguar që të fotografohen parcelat me kanabis që të prishen punët e policisë. As teoritë e iluminatit nuk shkojnë deri këtu. Ministri në këtë histori është jashtë loje. Më erdhi keq që e futën këtu. Mbeti kjo që sapo të thashë. Si mund të dalësh tani dhe të thuash që jemi në një situatë normale.

Kur u tha se vajtëm pas 5 ditësh se nuk e gjetën dot. Unë që bëra denoncimin i pari e thashë që vrasja e dy të rinjve ishte për kanabisin.  Thanë jo është për punë femre. Kjo situatë është identike me një situatë që unë e kam ndjekur në tetor të vitit 2016. Në 6 tetor u vra një ish-ushtarak. U tha se Besnik Pudja po lozte me armën dhe ka vrarë veten. Ishte një infrastrukturë e tërë atë që merrej me tharjen e kanabisit. Si u vetëvra me 2 plumba, një në lule të ballit. Pas u bë ekspertiza u tha se është vrarë.  Trafikantët kishin marrë kanabisin, kishin pastruar zonën dhe i kishin vënë zjarrin. Çdo vit kështu ka ndodhur”, tha Artan Hoxha.