
Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Krimi i tmerrshëm! Shqiptari vret grekun e intubuar, i heq prizën e aparatit të frymëmarrjes, arsyen nuk do ta besoni

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Prill 2021

Mediat greke kanë publikuar një krim të tmerrshëm për nga përmasat njerëzore.
Një shqiptar 60-vjeçar, i shtruar në një prej spitaleve të Athinës, në Greqi, për t’u trajtuar nga Covid-19, dyshohet se ka kryer një vrasje me dashje, duke i hequr prizën aparatit të frymëmarrjes së një shtetasi grek 77-vjeçar, gjithashtu i infektuar me koronavirus, që ndodhej në të njëjtën dhomë, e gjitha për shkak të zhurmës së ventilatorit.
Në raportin paraprak të autoriteteve hetimore të zbardhur nga Protothema”, shkruhet se alarmi i aparatit të frymëmarrjes është dhënë rreth orës 23:00 të datës 07.04.2021, në repartin 235, të klinikës patologjike të spitalit të Kryqit të Kuq, ku trajtoheshin pacientët me sëmundje të arterieve koronare.
Në dhomë ndodhej shtetasi grek, me inicialet S.E., 77 vjeç, i intubuar dhe shtetasi shqiptar me inicialet M.S., 60 vjeç, i cili nuk ishte i intubuar. Mjekët nuk arritën ta kthejnë në jetë 77-vjeçarin dhe në orën 00:12 vdekja e tij u konfirmua.
Aty u zbulua se priza e ventiluesit kishte dalë, tubi i frymëmarrjes kishte dalë nga baza dhe ekrani i ventiluesit ishte përmbysur. Ekspertët e Mjekësisë Ligjore gjetën gjurmë gishtash të shqiptarit në pajisjen e ventilatorit. Momentalisht, shtetasi shqiptar nuk është arrestuar, pasi po trajtohet në spital, ndërsa mjekët thanë se në të kaluarën ka pasur çrregullime të shëndetit mendor.
Prej ditësh ai ankohej për zhurmën e aparatit të frymëmarrjes së shtetasit grek dhe donte ta linin vetëm në dhomë. Mjekët u thanë hetuesve se ditët e fundit gjendja shëndetësore e 77-vjeçarit grek ishte përmirësuar ndjeshëm dhe po bëhej gati që të dilte nga intubimi.
Më të lexuarat


Kush po e fiton garën elektorale në rrjetet sociale? Publikohet analiza e BIRN: Kjo parti dominon në llogaritë e faqeve në Facebook dhe Instagram (E plotë)

Përditësimi/ Zbardhen shifrat: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Zgjedhjet e 25 prillit/ Policia e Shtetit merr masa, cakton në terren 7500 efektive, ja detajet

Zgjidhet presidenti i Komitetit olimpik Kombëtar Shqiptar, kush është ish-deputeti socialist që merr këtë post të rëndësishëm (Emri)

Veliaj ndan me studentët disa lajme të mira: Projektet e ardhshme për rininë, që nga praktikat e paguara deri te granti për të hapur një biznes

Sherri në Berat, tentuan t'i merrnin pistoletën policit dhe e dhunuan keq, jepet vendimi për 3 vëllezërit

Kërcet arma/ Një i vrarë dhe dy të plagosur. Zbardhin detajet

E rëndë/ Dy elbasanllinj tmerrohen në Kuçovë, 32-vjeçari iu turret me sëpatë, ndërhyn menjëherë Policia

Dalin pamje nga askidenti tragjik/ 2 viktima janë kosovarë, 1 nga Shqipëria

‘Ka të gjitha të dhënat e mia, më kërkoi ... Jam e trishtuar, e zhgënjyer’/ Përfundon në Polici gazetarja e njohur shqiptare dhe blogerja e seksit, Arjan Çani thirrje publike
