BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x
BREAKING NEWS

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në
x
BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x

Aktualitet

Krimi makabër në Korçë/ Prokuroria mbyll hetimin për vrasjen e Martin Çeços, 4 persona nën akuzë

Krimi makabër në Korçë/ Prokuroria mbyll hetimin për

Një histori intime e nisur mes 19-vjeçares Tina Pajollari dhe Martin Çeços, është bërë shkak për mbytjen me litarin e jonxhës dhe më pas hedhur në rezervuarin e fshatit Kolanec, të 26-vjeçarit Çeço. Martin Çeço ngacmonte nëpërmjet telefonit duke i kërkuar të krijojë lidhje dashurore me Martina Pajollarin, banore e fshatit Marjan, të cilën Valter Mollaj, e kishte të dashur. Motivi i këtij krimi të ndodhur në 21 qershor 2022, ka dalë pas hetimeve 14 mujore të zhvilluara nga prokuroria e Korçës, e cila tashmë ka mbyllur dosjen, duke marrë të pandehur për këtë krim të rëndë 4 persona.

Tina Pajollari, Valter Mollaj, personi i cili kishte lidhje dashurie me Tinën, djali i xhaxhait të Valterit, Edlir Mollaj, dhe çobani i lopëve të Valterit, Bleti Angjo, janë arrestuar dhe vënë nën akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve të kryera, mbytja me litar e Martin Çeços është bërë nga Valter Mollaj në bashkëpunim me dy miqtë e tij, i cili këtë krim e ka kryer për motive xhelozie.

“…Valteri, Edliri dhe Bleti shkojnë në fshatin Kolanec me makinën fuoristradë të tij dhe marrin Martinin. E kishin futur në makinë, dhe e kishte mbytur me litar, duke i dalë nga mbrapa dhe duke tërhequr litarin rreth qafës se tij derisa kishte rënë poshtë dhe pastaj e kishin hedhur në ujin e rezervuarit…”, –thuhet në dosjen hetimore. Pjesë e kësaj vrasje ka qenë dhe vajza Tina Pajollari, e cila sipas prokurorisë ka qenë prezente, kur tre burrat kanë mbytur dhe më pas hedhur në rezervuar trupin e Martin Çeços.

Pajollari ka qenë personi që ka nxjerrë nga shtëpia viktimën dhe më pas ai është kapur nga tre personat, të cilën e kanë mbytur me litarin e jonxhës. Për të fshehur krimin dhe paraqitur ngjarjen si vetëvrasje, 4 personat hodhën trupin e viktimës në thellësinë e ujit të rezervuarit. Ndërsa dy shapkat që mbante veshur ja shpërndanë rreth bregut të ujit. Një nga këto shapkat u gjend nga familjarët, të cilët menduan se djali i tyre kishte kryer vetëvrasje, duke u mbytur në liqen.

Por pas nxjerrjes së trupit nga policia, mjekët ligjorë konstatuan se Martin Çeço, kishte një vijë të zezë rreth qafës, duke dalë në konkluzionin se ai ishte mbytur me litar, para se të hidhej në ujë. Ky detaj bëri që policia dhe prokuroria e Korçës, të nisë hetimet për vrasje duke zbuluar dhe arrestuar 4 të pandehurit Tina Pajollari, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo.

Më të lexuarat