BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Krimi në familje godet sërish, 59-vjeçarja në Durrës masakrohet me sende të forta nga burri, shkak dyshohen borxhet

Krimi në familje godet sërish, 59-vjeçarja në Durrës

Një tjetër krim në familje ka tronditur sërish mëngjesin e djeshëm qytetin e Durrësit dhe mbarë opinion publik. Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë në Rrëshen, një grua është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj me levë. Ruzhdi Tosuni 63-vjeç, vrau Hajdie Tosunin 59-vjeçe, pas një debati mes tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 në lagjen Nr. 12 në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes, ku çifti fillimisht ka debatuar, por situata ka agravuar dhe burri e qëlloi disa herë me levë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Pasi ka qëlluar për vdekje bashkëshorten, Rrushdi Tosuni ka lajmëruar vetë policinë. Ka ulur qepenin e dyqanit dhe ka pritur në trotuar policinë ndërkohë konsumonte cigare. Çifti ka tre vajza, njiheshin si të qetë dhe pa probleme, ndërsa prej disa vitesh kishin biznesin e tyre pranë Pallatit të Sportit. Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit mes çiftit kanë qenë borxhet dhe një konflikt që ata kishin për shitjen e dyqanit me qëllim të paguanin borxhin. Sipas burimeve, kohët e fundit në familjen Tosuni kishin lindur mosmarrëveshje të mëdha pikërisht për dyqanin e metrazheve, pasi kishin kundërshti për shitjen e tij që agravoi situatën deri në vrasjen e 59-vjeçares. Dyqani i çiftit pas ngjarjes së rëndë u rrethua me shpejtësi nga forcat e policisë, të cilët bënë të mundur më pas nxjerrjen e trupit të 59-vjeçares dhe transmetimit të saj drejt morgut të Spitalit të Durrësit. Burime nga Policia e Durrësit lidhur me krimin në familje mesditën e djeshme thanë se Ruzhdiu muajt e fundit kishte shfaqur shenja depresioni. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar në polici njerëz të afërt të tij. Marrja e lajmit nuk ka qenë aspak e lehtë për një prej vajzave të çiftit, e cila kërkonte të shihte nënën në vendin ku ndodhi krimi.

Autori lajmëroi vetë policinë

Pas ngjarjes së rëndë ka qenë vetë 63-vjeçari, ai i cili ka lajmëruar policinë dhe e ka pritur atë në ambientet e dyqanit. Sipas policisë burri përpara oficerëve të policisë gjyqësore nuk ka shfaqur pendesë. Burime nga policia bëjnë të ditur se autori Ruzhdi Tosuni e ka njoftuar vetë policinë duke u thënë “ejani se kam vrarë gruan”. Pyetjes së policisë se "ku ndodhej", autori i është përgjigjur duke thënë “para dyqanit po ju pres”. Kur ka shkuar policia ai i ka dorëzuar çelësat e qepenit dhe të dyqanit. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur se: “Ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”, ka thënë ai. Çifti Ruzhdi dhe Hajdie Tosuni kanë debatuar ashpër për rreth 20 minuta brenda dyqanit të metrazheve. Pas debatit, gruaja ka tentuar të dalë nga dyqani, por është qëlluar me levë hekuri në kokë te dera e biznesit nga bashkëshorti, duke mbetur e vdekur në vend. Menjëherë pas krimit tronditës, policia ka rrethuar zonën dhe ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa vijon hetimet për të zbardhur shkaqet. Qytetarët në Durrës që e njihnin çiftin Tosuni shprehen të habitur nga ngjarja e rëndë, ku burri vrau gruan me levë pas sherrit në dyqanin e metrazheve. “Të dy kanë qenë shumë të mirë, nuk i njohim brenda në shtëpi, por atë që kemi parë këtu. Të dy punonin te dyqani. Të njerëz të mrekullueshëm. Thanë se ishin të ndarë, por nuk dimë gjë. Unë i njoh prej shumë vitesh”, shprehet një qytetare. “Sa i kemi njohur ne kanë qenë të urtë”, tha një tjetër. “U habitëm, ishin njerëz të mirë dhe pa probleme”, u shpreh një tjetër qytetar, që ka dyqanin ngjitur me metrazhet e çiftit Tosuni. Ndërsa një tjetër banore tha se kanë qenë njerëz shumë të mirë, kanë rritur tre vajza të mrekullueshme. Çudi si arriti ai ta bënte këtë gjë.

Më të lexuarat