
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Krimi në familje/ “Nënës ia kam hequr 2 herë helmin dhe thikën nga dora”, rrëfimi tragjik i motrave live në studio: Babai thoshte ‘lëre të vdesë’, na ka dhunuar në mënyrë çnjerëzore

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Nëntor 2020

Dëshmi tronditëse vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ku dy motra rrëfejnë kalvarin e vuajtjeve në familjen e saj, e cila kulmoi me vrasjen e babait të tyre nga nëna. Ngjarja e rëndë ndodhi në 6 nëntor të këtij viti në Kurbin, ku Drane Deda vrau Llesh Dedën.
Daniela dhe Xhustina pohuan në studion e emisionit se nëna e tyre dhunohej barbarisht nga babai, madje shtuan se ajo kishte tentuar disa herë të vriste veten. Mes të tjerash ato shtuan se ditën kur ndodhi krimi mes tyre ka pasur një konflikt të ashpër.
“Vëllai u martua një javë para ngjarjes. Por babai u mërzit se ai nuk bëri dasmë. Vëllai punonte shumë dhe paguhej. Ai nuk pranonte që të shkonte kurrë te mjeku, i vetmi shpëtim ishte pija. I kishim kërkuar që të ndaheshin, njëri me ne, dhe tjetri tek djali tjetër. Kam qenë ajo që ja kam hequr helmin mamit nga dora ose thikën, që të vriste veten. Dhe ai më thoshte; lëre ta bëjë. Unë e di dhunën që ka ushtruar ai ndaj saj. E ka denoncuar mami një herë, por më pas u tërhoq. Mamaja ishte kërcënuar nga babai dhe miqtë e tij dhe ajo u detyrua që ta tërheq denoncimin. Denoncimi dhe mund të gjendet, mund të jetë në ndonjë dosje apo arkiva. Atë natë ka pasur grindje të fortë. Ne na ka dhunuar, na ka rrahur. Vellain e perzuri nga shtepia qe 12 vjeç. Nje gabim bente ai, e perzinte.”, thanë ato.
Më të lexuarat


Plagosja e 42-vjeçarit pranë “Shtëpisë së Oficerëve” në Vlorë, reagon Policia dhe jep detajet çfarë ka ndodhur

Plagosje pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë, zbardhen detajet e para

Çfarë ndodhi? Bllokohet rruga në aksin nacional Boboshticë-Dardhë

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Përgjimet e bujshme të ‘Ndranghetas’, Artan Hoxha: Po pres me ankth kush ka qenë kontakti në Presidencë dhe në ...

Vjen lajmi fantastik nga spitalet COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet çfarë ka ndodhur

Surpriza të pakëndshme/ Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit

7 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

IGJEUM paralajmëron se ç’do ndodhë në mbrëmje dhe tre ditët e ardhshme: Do ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash, në këto zona parashikohen përmbytje

Grabitet filiali i një banke në mes të Tiranës, punonjësi kërcënohet me armë. Policia zbardh detajet: Janë ngritur pika kontrolli në të gjithë hyrje- daljet
