BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

Plumba pas sherrit mes punëtorëve shqiptarë dhe kosovarë, 8 të plagosur në vendin e ngjarjes, dëshmitari tregon tmerrin: S'kam parë kurrë një skenë të tillë, njerëzit po ndiqnin njëri -tjetrin dhe dukej sikur ishte...

Plumba pas sherrit mes punëtorëve shqiptarë dhe kosovarë, 8

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mëngjes në qendër të Triestes pranë një lokali. Mediat italiane raportojnë se të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që mësohet se kanë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje midis grupeve të punëtorëve të huaj, kosovarë dhe shqiptarë.

Sipas disa burimeve, të shtënat erdhën si rezultat i mosmarrëveshjeve pikërisht për çështjet e punësimit. Pas një grindjeje fillestare, grupet, të përbërë nga njerëz të shumtë, gjithashtu janë përplasur me hekura dhe atëherë dikush nxori armën dhe qëlloi disa herë.Mësohet se njëri prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë.

Hetimet janë të koordinuara nga prokurorja në detyrë, Chiara De Grassi, ndërsa kërkimet kanë filluar në zonën dhe rreth qytetit, pasi shumë njerëz janë përfshirë në këtë çështje. Zona u mbyll nga policia, ndërkohë që në vendngjarje janë policia, karabinierët, policia financiare dhe ambulanca.

Një banakier dëshmitar në vendngjarje tregon se në fillim iu duk si lojë mes tyre, derisa pa dikë të shtrirë përtokë pa ndjenja.

“Ndjeva shumë zhurmë, por në fillim nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Njerëzit po ndiqnin njëri -tjetrin dhe dukej sikur ishte një lojë mes tyre. Pastaj pashë një tjetër person një tokë, të cilit i kishte rënë të fikët dhe unë e kuptova se çfarë po ndodhte. Unë kam punuar këtu për 33 vjet, nuk kam parë kurrë një skenë dhune. Nuk kisha frikë”.