BREAKING NEWS

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit Kombëtar prodhoi një gënjeshtër të madhe

Rama flet për prestigjozen “Le Monde”: Shembja e Teatrit
x

Aktualitet

Kruja vazhdon të mbetet një nga zonat e kuqe në vend, 19 tamponë në 24 orët e fundit, ja sa raste kanë rezultuar pozitiv

Kruja vazhdon të mbetet një nga zonat e kuqe në vend, 19

Në 24 orët e fundit në qytetin e Krujës janë bërë 19 tamponë, ku janë shënuar 3 raste të reja të infektuar me koronavirus.

Ky qytet vazhdon të mbetet një nga zonat më të kuqe në vend që kanë si pikënisje disa biznese fason në qytet dhe më pas u zgjeruan dhe te familjarët e personave të prekur.

Rastet e fundit me COVID-19 kanë qenë raste kontaktesh të personave që janë infektuar më herët.

Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Në vendin tonë sipas deklaratës së djeshme të bërë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive, ndërkohë që u raportuan 12 raste të reja.

Deri dje janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.