BREAKING NEWS

‘Zbutet’ presidenti Meta, jep mesazhin e koduar me mimoza në duar

‘Zbutet’ presidenti Meta, jep mesazhin e koduar me mimoza në
x

Aktualitet

Kryebashkiakët e inkriminuar, gazetari zbulon dyshimin që ka Prokuroria për denoncimet e PD

Kryebashkiakët e inkriminuar, gazetari zbulon dyshimin që ka

Këtë të martë në emisionin Opinion është diskutuar pikërisht për, kryebashkiakët e denoncuar nga Partia Demokratike, që kanë pasur probleme me drejtësinë. Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi se Prokuroria e Përgjithshme, sektori i dekriminalizimit nuk ka shumë të dhëna për të kaluarën e tyre.

Sipas tij, ka një diçka të dyshimtë për mënyrën se si iu morën shenjat e gishtave kryebashkiakëve të akuzuar nga PD.

“Prokuroria e përgjithshme nuk ka më shumë të dhëna se sa ka publikuar PD. Pak a shumë është ajo që ka publikuar PD. Prokuroria, është në pritje të letër porosive nga Greqia. Rasti i Kajmakut është më specifik. Rasti i adresës që është ngatërruar për njoftimin e marrjes. Mënyra e dhënies së shenjave të gishtave. Valdrin Pjetri për shembur është paraqitur vetë. Për rastin, Kajmaku Prokuroria i ka marrë nga kompania që nxjerr pasaportat. Prokuroria është justifikuar se i duheshin sa më shpejtë. Nuk di të jetë marrë në pyetje nga prokuroria, priten letër porositë”, deklaroi gazetari Xhevahir Zhabina.