
Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Kryedemokrati tha se janë mbi 6 mijë viktima nga Covid, Eugena Tomini ka një mesazh për Lulzim Bashën

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Shkurt 2021
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka folur për situatën e Covid-19 në vend, teksa sot u regjistrua një shifër rekord prej 21 viktimash.
Tomini komentoi edhe deklaratën e krydemokratit Lulëzim Basha, i cili në një takim të ditës së sotme me mjekët tha se numri mesatar i vdekjeve në Shqipëri është mbi 6 mijë.Ajo theksoi se askush në bazë të parimeve humane dhe të përgjegjshme përpara ligjit nuk mund të tjetërsojë numrin e të vdekurve.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Basha ka pasur një takim me mjekët, ku veç të tjerave thotë që numri mesatar i vdekjeve është më shumë se 6 mijë, një kontrast shumëfish më i lartë se shifra që raportohet. Keni një koment për këtë shifër? Vërtetohet kjo shifër që është mbi 6 mijë të vdekur?
“Sigurisht rivlerësimi i vlerave apo i rasteve përkundrejt numrit të rasteve të vdekjeve, kërkon një periudhë më të qetë rigjykimi apo rivlerësimi. Absolutisht rastet e deklaruara janë rastet e konfirmuara nga mjekët e klinikës, përkatësisht të spitaleve covid dhe spitaleve rajonalë.
Pyetje: Shifra që janë mbi 6 mijë mendoni se është e vërtetë?
Vërtetësinë e të dhënave e mbart vetëm raportimi klinik. Absolutisht asnjë raportim i dyzuar apo tjetërsuar nuk mund të vlerësojë numrin e rasteve të vdekjeve.
Askush në bazë të parimeve humane dhe të përgjegjshme përpara ligjit nuk mund të tjetërsojë numrin e të vdekurve.
Numri i vdekjeve është realisht ai i raportuar me përgjegjësi të plotë nga mjekët specialit të spitaleve rajonale, aktualisht të hapura dhe spitaleve covid-19.”
Më të lexuarat


“Nuk më njeh kush jam?”, gazetarja zbardh detajet e reja çfarë ndodhi në Mamurras ku polici qëlloi 2 kolegët dhe “të fortin” pas sherrit

Aleanca e Bizneseve nxjerr shifrën, nuk do ta besoni sa miliona euro shpenzuan kosovarët në Shqipëri vetëm fundjavën që lamë pas

Pas më shumë së tre muajsh, nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë

Aksidenti në Përrenjas, plagoset këngëtari i njohur i muzikës popullore (EMRI)

Komisioneri publik pranon kërkesën e ONM-së, zbulohet se çfarë është vendosur për prokuroren Lindita Ziguri

Përplasja mes policisë dhe 4 personave në Mamurras, efektivët e forcave "Shqiponja" bëjnë lëvizjen e fundit

I vjen e-maili se një i afërm i ka trashëguar 5 milionë dollarë, shqiptarit i bëjnë "gjëmën", tronditet kur zbulon të vërtetën

Aksident i frikshëm në Prrenjas / 5 të plagosur, një grua në gjendje kome

Zbardhen PRAPASKENAT! Problemet me dy makina dhe një apartament vunë në vështirësi prokurorin e njohur

Plas sherri në studio, trajneri shqiptar fyen gazetaren: Ti je për pastruese!
