BREAKING NEWS

“Ky është problem”, Artan Hoxha zbardh detaje nga videoja ‘bombë’ që disponon për zyrtarin e lartë: E kanë kapur 'mat' duke...

x

Aktualitet

Kryeministri Rama i kërkoi Veliajt të lyente shkallën, kryebashkiaku sqaron një herë e mirë situatën çfarë ndodhi më pas

Në  emisionin “Shiko Kush Luan” pjesë e lojërave ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në njërën prej lojërave fëmijët u ndanë në dy grupe, ata që do ndihmonin Erionin për të ngritur murin dhe të tjerët do drejtonin pyetje, e një prej tyre ishte dhe kjo:

“A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi?” që u bë virale disa ditë më barë në portale.

Erioni tregoi se kjo kërkesë nuk ishte për të por për administratorin e pallatit dhe tha se ishte zbatuar direkt.

“Ajo kërkesë nuk ishte për mua në fakt po ishte për administratorin e pallatit dhe ai i ziu e leu që atë ditë, jo në 4:00 të mëngjesit”- u shpreh kryebashkiaku i Tiranës duke qartësuar një herë e mirë këtë histori që u bë virale në portale dhe rrjetet sociale, pasi shumë prej komentuesve mendonin se Edi Rama po i drejtohej Erion Veliajt.