Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ksamil/ Maskat lidhin 24-vjeçarin dhe më pas i grabisin banesën e makinën

Postuar: 13/01/2018 - 10:22

Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë sulmuar një familje në Ksamil. Sipas policisë, ata kanë rrahur e lidhur me litar të zotin e ndërtesës trekatëshe që shërbente edhe si shtëpi pushimi. Pasi i kanë marrë çelësat e godinës ata hynë dhe kontrolluan të tre katet. Petro Lulo, 24 vjeç, pronari i shtëpisë në Ksamil të Sarandës ka rënë pre e grabitësve, në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Ishte ora rreth 07:30 minuta, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri shkuan në shtëpinë e 24-vjeçarit. Sapo i riu doli nga shtëpia, grabitësit e sulmuan atë, duke e goditur me tytën e armës dhe më pas e lidhën. Pasi e kanë goditur dhe lidhur grabitësit i kanë marrë të riut çelësat nga xhepi dhe kanë kontrolluar të gjitha dhomat e shtëpisë trekatëshe. Grabitësit kontrolluan pothuajse të gjitha ambientet e shtëpisë derisa kanë gjetur dhe kanë marrë 700 euro, ndërkohë në momentin që po dilnin nga banesa ata kanë marrë edhe makinën tip “Benz” në pronësi të 24-vjeçarit. Automjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë, dhe duke qenë se çelësat ishin në makinë grabitësit e kanë patur të lehtë për ta marrë atë, ku dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ka qenë vetë i riu që ka lajmëruar policinë dhe të afërmit mbi ngjarjen pasi agresorët u larguan. Pas telefonatës në sallën operative nga i riu, menjëherë ka shkuar në vendngjarje forcat e Policisë së Sarandës. Ai u ka thënë se grabitësit ishin tre persona të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës e më pas e kanë lidhur. Gjithashtu dëshminë e tij e ka konfirmuar dhe një e afërme që ka shkuar aty para policisë pasi jeton shumë pranë banesash trekatëshe të familjes Luta. Sipas dëshmisë së saj, i riu Petro Lula ka marrë goditje në kokë dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin e Sarandës, ku sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën "E lidhën, këmbët dhe duart komplet, e lidhën dhe e lanë atje. E rrahën mirë e mirë dhe e gjuajtën me qytën e pistoletës në kokë", thotë e afërmja. 24-vjeçari Luta ndodhet në spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autoritetet kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetuesit kanë marrë dëshmitë e disa personave, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar për t’u verifikuar.

Policia

Policia e Sarandës ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë ku u grabit dhe u dhunua fizikisht 24-vjeçari Petor Luta. “Më datë 12.01.2018, Salla Operative Sarandë është njoftuar prej shtetasit Petro Luta, se në banesën e tij i kanë shkuar tre shtetas të maskuar dhe te pajisur me armë zjarri, ku e kanë rrahur e lidhur. Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se, në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit Petro Luta, ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror, kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur. Autorët e maskuar i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.

Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar. Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, ka thënë Policia e Sarandës në njoftimin për mediat.

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 16:53

Disa persona kanë tentuar të vjedhin arkën e një kishe katolike në kryeqytet.

Postuar: 19/02/2018 - 16:45

“Tirana është sot vendi ideal për të bërë biznes”.

Postuar: 19/02/2018 - 16:26

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi i janë zbuluar dhe sekuestruar armë zjarri pa leje.

Postuar: 19/02/2018 - 15:36

Numri i të prekurve nga fruthi gjatë ditëve të fundit në vendit tonë ka ardhur në rritje. Vetëm në fundjavën që lamë pas, në QSUT janë paraqitur gjashtë raste të reja

Postuar: 19/02/2018 - 15:30

130 djem e  vajza janë kandidatët më të rinj për oficerë në Forcat e Armatosura.

Postuar: 19/02/2018 - 15:14

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me qëllim mbarëvajtjen e ndeshjes FK Partizani – FK Kuksi, më datë 19.02.2018 ora 18.00 dhe garantimin e rendit dhe qetësisë publike k

Postuar: 19/02/2018 - 14:52

Ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto pak pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregoi se çfarë kishte deklaruar para prokurorëve të çështjes lidhur