BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Aktualitet

Kthehen në Shqipëri dhjetëra qytetarë shqiptarë të bllokuar nëpër botë, tregojnë vështirësitë e mëdha që kanë kaluar: Se di si do kthehem në shtëpi!

Kthehen në Shqipëri dhjetëra qytetarë shqiptarë të

Disa shqiptarë që ishin të izoluar nëpër botë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, janë kthyer në Shqipëri.

"Lasgushi" është avioni me të cilin ata kanë udhëtuar, ndërsa do t'u duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar për 14 ditë në shtëpitë e tyre, sipas rregullit që ka vendosur qeveria, e sugjeruar nga OBSH.

Avioni është nisur nga Turqia, për të mbërritur në aeroportin 'Nënë Tereza'.

 “Të gjithë qytetarët që kanë hyrë në Shqipëri janë kthyer përmes Lasgushit. Të vetmen linjë e kanë shfrytëzuar dhjetëra shqiptarë por nuk dihet ende numri i shqiptarëve të bllokuar anë e mbanë botës dhe cilat janë masat që do të marrë qeveria. Në ditët në vijim pritet të ketë rezultate konkrete.

Një pjesë janë gjendur jashtë jo vetëm për pushime por edhe për ndërhyrje mjekësore. Një prej tyre kishte kryer ndërhyrje në Turqi dhe kishte shkuar i biri për ta marrë”, tha gazetarja Klodiana Lala nga aeroporti ‘Nënë Tereza;.

 “U ktheva nga New Yorku përmes Stambollit. Isha me pushime. Do hyj në karantinë për dy javë. Isha dhe në Amerikë në karantinë”, tregoi një qytetare.

Një tjetër shqiptar tha se po kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Isha në Amerikë, kam gocën atje dhe e vizitova”, tha ai.

Një tjetër sapo ishte kthyer nga Kroacia.

“Mezi u kthyem nga Zagrebi. E vështirë, nuk na siguron shteti shqiptar avion. Do i zbatoj rregullat. Katër ditë bëj me shku dhe 10 ditë në shtëpi. Nga Shkodra jam”, tha një qytetar tjetër.

Një i ri nga Elbasani ende nuk e dinte si do shkonte në shtëpi.

“Banoj në Elbasan, mezi u ktheva. Ka shumë shqiptarë të tjerë të bllokuar. Se di si do kthehem, do marr të shtëpisë ose me anë të policisë. Po do hyj në karantinë për 14 ditë”, u shpreh ai.