Lajme të tjera
BREAKING NEWS

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama bën publik vendimin më të fundit të qeverisë dhe jep lajmin e mirë

“3 programe të reja nxitjeje të ...”, kryeministri Rama
x

Aktualitet

Kthesa e befasishme e motit, zbuloni se çfarë ju pret nesër

Kthesa e befasishme e motit, zbuloni se çfarë ju pret nesër

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që dita e nesërme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ndërsa moti kryesisht i vranët me reshje shiu herë pas here.

Temperaturat parashikohen të shkojnë nga 6 gradë celsius që është ajo më e ulëta gjatë ditës deri në 16 gradë celsius që është ajo me e larta.

“Dita e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu të herëpaserëshme me intensitet të ulët deri mestarë. Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore reshjet të dobta bore. Në orët e mbrëmjes reshjet mbeten me intensitet të ulët të karakterit lokal në verilindje të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës fiton intensitet deri në 15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 1ºC deri në 6ºC

në zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC

në zonat bregdetare 10ºC deri në 16ºC”, njofton SHMU.

Më të lexuarat