BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Aktualitet

Kthyen hotelet në “vatra” prostitucioni, kush janë 2 biznesmenët që u arrestuan sot nga policia (EMRAT)

Kthyen hotelet në “vatra” prostitucioni, kush janë 2

Dy pronarë hotelesh janë vënë në pranga me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni, ndërkohë që edhe 5 femra janë arrestuar gjithashtu për ushtrim të prostitucionit.

Policia ka  njoftuar se ka finalizuar operacionin “Zhuri”, pas 7 muajsh hetimi të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Në flagrancë është arrestuar edhe një tjetër person i cili në momentin e kontrollit nga policia, personi si i identifikuar si R. L.,  ishte në dhomën e hotelit duke kryer marrëdhënie me një nga femrat që ushtronin prostitucion.

ABC News ka mësuar se dy pronarët e hotelit ku ushtrohej prostitucioni janë Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha.

Bujar Gjuzi pronar i një hoteli në zonën e quajtur Bishti i Zhurit, në Rrogozhinë është arrestuar edhe në vitin 2008 për të njëjtën vepër penale.