BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Aktualitet

"Ku janë lekët tona"/ Revoltohen punonjësit e fasonerive, dalin në protestë

"Ku janë lekët tona"/ Revoltohen punonjësit e

Vazhdojnë pakënaqësitë dhe protestat në vendin tonë, punonjësit e dy fasonerive në Berat kanë dalë në protest, ditën e sotme, për pagën e luftës.

Ata ankohen përpara drejtorisë së Tatim-taksave sepse drejtuesit e ndërmarrjeve të tyre nuk kanë aplikuar për pagën e luftës.

Ndër të tjera, punonjësit shprehen se nuk e kanë bërë shkëputjen nga puna gjatë pandemisë dhe kjo është arsyeja pse nuk është bërë aplikimi.

Gjithashtu, punonjësit deklarojnë se nuk kanë marrë pagesë edhe pse u kanë paguar sigurimet shoqërore dhe u janë deklaruar 26.000 mijë lekë bazë.

“Kemi punuar pak dhe rroga shkonte 5.000 lek në muaj ku kanë shkuar këto lekë të deklaruara. Këtë po kërkojmë si punëtorë”, thanë banorët.