BREAKING NEWS

Lëvizje e BUJSHME në politikë! Surprizon Arben Malaj, merr pozicionin e rëndësishëm në partinë e Agron Dukës

x

Aktualitet

Ku u zhdukën 4 tonë ar në '90? Dokumentet/ Ja si u larguan nga Shqipëria drejt Zvicrës

22 vjet më parë, shtypi opozitar i kohës përmendi për herë të parë një skandal, atë të largimit të thesarit të shtetit, duke e cilësuar skandalin “enigma e arit”.
 
Për herë të parë, del në skenë emri i një zvicerani, i quajtur Xhon Megou, i cili deklaruar se nga Shqipëria janë larguar rreth 10 tonë ar. Opozita akuzoi ish-udhëheqjen e lartë dhe te korruptuar sipas saj, të Partisë së Punës që grabitën arin e shtetit. Kjo çështje e mbajt e gjallë ato vite, por nuk u faktua kurrë dhe mbeti ne arkivën e harruar të medias dhe ne kufijtë e një legjende të vdekur.
20 vjet më pas, gazetari Artur Çani ka mundur të sigurojë dokumentet autentike të transfertës së afro 4 tonë floriri nga Shqipëria drejt Zvicrës, përgjatë vitit 1990.
 
Janë 5 dërgesa të vulosura nga Albtransporti me numër protokolli dhe gjithçka tjetër zyrtare, që duket se zhbëjnë legjendën dhe rikthejnë ato që u tha dekada më parë në një fakt të vërtetë; Shqipëria ka nxjerrë jashtë vendit dhe konkretisht në Zvicër rreth 4 tonë ar.
 
I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në ‘Neës24’, gazetari investigativ Artur Çani pohoi se janë afërsisht 4 ton ar që janë larguar nga vendi. “Dokumentet janë tërësisht origjinale pasi kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Në këtë shkresë thuhej se drejt Zvicrës do transportoheshin 20 koli.”, tha Çani. 
 
Pas zbulimit të kësaj enigme, shtrohet pyetja kush e nxori jashtë vendit arin e Shqipërisë? Ka qenë trafik apo depozitim zyrtar në një bankë të sigurt? A ka mbetur ai i paprekur në Zvicër, dhe nëse po çdo bëhet me të? A qëndron shifra e artikuluar për 10 ton ar të larguar, nga Xhon Megou?
 
Një mjegull në historinë e vendit por që dokumentet e fundit ndoshta nisin të qartësojnë diçka. Ndiqni sot në orën 23.00 “Natë me Xhaxhiun” me gazetari Artur Çani.