BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Aktualitet

Kufiri detar në Hagë/ Profesori i njohur zbërthen prapaskenat: Shqipëria është në vështirësi, ja për çfarë duhet të përgatitet

Kufiri detar në Hagë/ Profesori i njohur zbërthen prapaskenat:

Profesori për marrëdhëniet ndërkombëtare, Lisien Bashkurti thotë se me dërgimin në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës të çështjes së detit, praktikisht negociatat nisin nga e para për caktimin e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Çështja po fillon nga e para. Diplomacia ka dështuar për të dy palët por me sa duket vendosmëria e palës greke për ta dërguar në Hagë duket se janë të përgatitur për këtë hap.Kanë përvojë pasi kanë kaluar disa marrëveshje është një nga vendet me histori detarie dhe kontribut për detet në botë. Fakti që janë shumë entuziast, pala shqiptare është përballë një procesi të vështirë”, tha  Bashkurti.

Diplomati thotë se, vendi ynë duhet të nisë nga puna për “projektin shqiptar” mbi këtë çështje.

“Nevojitet të ringrihet një grup negociator me tre komponentë; ekspertë të drejtës ndërkombëtare për detin, ekspertë të gjeografisë dhe diplomatë të njohur në procesin e negociatave.” -thotë Bashkurti.

Duke folur për marrëdhënien mes vendeve të rajonit, diplomati deklaroi se rajoni ka një histori të gjatë konfliktesh dhe për këtë arsye ka një nivel të lartë ksenofobie.

“Palët kanë frikë nga njëra tjetra, kanë armiqësi, urrejtje në aspekte të marrëdhënies kulturore dhe sportive. Janë shumë të ngulitura në subkoshiencë dhe shpeshherë të pashpjegueshme”, tha ai.