BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Aktualitet

Kufizimet në pikat kufitare/ Policia e Shtetit jep detajet: Ja vendet ku mund të lëvizet lirisht dhe ato ku ndalohet të shkojnë shqiptarët

Kufizimet në pikat kufitare/ Policia e Shtetit jep detajet: Ja vendet ku

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka informuar për  situatën e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, duke ju këshilluar të tregoheni te vëmendshëm, për të evituar bllokimet në pikat doganore.

Ja situata:

• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

• me Maqedoninë e Veriut  lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

• me Greqinë  lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

• me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Për të udhëtuar drejt Shqipërisë  kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.