Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kultivonin kanabis, arrestohen 7 të rinj, mes tyre një i mitur

Postuar: 19/07/2019 - 19:15

7 persona kanë rënë në pranga në Krujë për kultivim kanabisi, ku mes tyre është edhe një i mitur.  Sipas policisë të arrestuarit janë: T.K.,  27 vjec,  I.D., 27 vjeç, S.D., 28 vjeç, E.D., 23 vjeç, B.D., 38 vjeç, A.D., 17 vjeç, B.D, 19 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barkanesh  të rrethit Krujë. Ndërsa për një shtetase , Gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Këtyre personave polici u ka asgjësuar rrënjët e kanabisit të mbjellura në territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T.K.,  Policia gjeti dhe  sekuestroi një armë zjarri Pistoletë.

Sipas policisë operacioni i sotëm për arrestimin e tyre ka ardhur në vazhdimësi të operacionit policor të koduar "Ndëshkimi",  si rezultat i të cilit u arrestuan dhe ndaluan 9 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër. Hetimi ndaj tyre ka nisur prej dy muajsh ku kanë marrë pjesë Policia e Krujës, Prokuroria, Policia e Durrësit si dhe  F.L.O.

Për të arrestuarit në funksion të procedimit penal prill 2019 u dha masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 23:58

Kinematografia dhe arti shqiptar humbën sot ish-aktorin Shkëlqim Zani. ‘’Coli’’ i filmografisë shqiptare vdiq pas një infarkti të papritur që pësoi ditën e sotme.

Postuar: 22/08/2019 - 23:57

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiran

Postuar: 22/08/2019 - 22:39

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka ironizuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me tër

Postuar: 22/08/2019 - 21:49

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Postuar: 22/08/2019 - 20:27

Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Hi

Postuar: 22/08/2019 - 19:49

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme

Postuar: 22/08/2019 - 19:05

Një operacion i policisë italiane i koduar “Kusar”, shpartalloi një bandë përgjegjëse