BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x
BREAKING NEWS

Ja sa para marrin bashkitë për rritjen e pagave, zbardhet ndarja sipas njësive, 15 milionë dollarë shkojnë për vitin 2024

Ja sa para marrin bashkitë për rritjen e pagave, zbardhet ndarja sipas
x
BREAKING NEWS

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep
x
BREAKING NEWS

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin
x
BREAKING NEWS

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale
x

Aktualitet

Kur e vërteta të kushton me vendin e punës! Mentor Kikia shkarkohet nga "TCH": Ja shkrimi që më hoqi si kryeredaktor

Kur e vërteta të kushton me vendin e punës! Mentor Kikia
Prej ditës së sotme gazetari Mentor Kikia nuk do të jetë më kryeredaktori i edicionit të lajmeve të orës 15.00, në ‘Top Channel’. Në një shkrim në faqen e tij në “Facebook”, Kikia ka sqaruar opinionin publik rreth arsyeve që i kanë dhënë gjatë komunikimit verbal për largimin nga detyra.
 
“E vërteta është se unë nuk kam asnjë vendim të drejtuesve të kompanisë, apo administratorit të përgjithshëm, për shkarkim nga detyra, apo propozim për lëvizjen në ndonjë detyrë tjerë. Ka vetëm një komunikim verbal të drejtorit të informacionit Sokol Balla, në mbledhjen e redaksisë, i cili njoftoi se nga sot drejtimi i këtij edicioni, që nënkupton punën që nga mbledhja e mëngjesit e redaksisë, i kalon një redaktori tjetër.”- bën të ditur Mentor Kikia.
 
Kikia zbulon se një nga arsyet e largimit të tij nga ‘Top Channel’ është debati publik me mjeken Anika Dokle dhe artikulli i publikuar dy ditë më parë në Gazeta Shqiptare, “Kanabizimi si rrezik real kombëtar”.
 
“Unë nuk di që televizioni të ketë ndonjë linjë editoriale për të mbrojtur mjekët që marrin para apo ata që mbjellin hashash”- shprehet gazetari.
 
Mentor Kikia është edhe editorialist politik prej katër vitesh në Gazeta Shqiptare.
 
JA SHKRIMI NE GAZETA SHQIPTARE QE LARGOI KIKINE NGA TCH
 
KLIKO KETU- http://www.balkanweb.com/gazetashqiptare/kanabizimi-si-rrezik-real-kombetar/
 
SHKRIMI I PLOTE NE FB
 
Një sqarim publik për zëvendësimin tim si kryeredaktor në ‘Top Channel’
Nga sot, dt 21 Shtator, unë nuk jam në drejtimin e edicionit të lajmeve të orës 15.00, në Top Channel. Me pak fjalë, nuk jam më kryeredaktor, detyrë të cilën e mbaj që prej hapjes së këtij televizioni, Maj 2001. Në respekt të audiencës së Top Channel, në respekt të lexuesve të mi në median e shkruar dhe atë sociale, por edhe për të sqaruar njoftimet e publikuara sot në mediat online, dua të qartësoj atë çka ka ndodhur. Duke i lënë komentet dhe përfundimet për herë tjetër. Jo për Mentor Kikinë, por për kryeredaktorin e lajmeve të televizionit më të madh në vend dhe institucionit më të rëndësishëm të informimit.
E vërteta është se unë nuk kam asnjë vendim të drejtuesve të kompanisë, apo administratorit të përgjithshëm, për shkarkim nga detyra, apo propozim për lëvizjen në ndonjë detyrë tjerë. Ka vetëm një komunikim verbal të drejtorit të informacionit Sokol Balla, në mbledhjen e redaksisë, i cili njoftoi se nga sot drejtimi i këtij edicioni, që nënkupton punën që nga mbledhja e mëngjesit e redaksisë, i kalon një redaktori tjetër.
 
Ndërkohë që një ditë më parë, në një bisedë informale, Balla më komunikoi se mua më ishte hequr e drejta e “editimit politik”, pra linja editoriale e edicionit, (të cilën nuk është se e kam patur ndonjëherë ekskluzive) sepse me qëndrimet e mia si brenda, e veçanërisht jashtë redaksisë, me komentet dhe shkrimet në median e shkruar e atë sociale, apo qëndrimet në studio të ndryshe debatesh, kisha dalë shpesh jashtë linjës editoriale të televizionit. Dhe se ky ishte edhe mendimi dhe vendimi i administratorit të përgjithshëm. Duke më përmendur si aktin e fundit, edhe debatin publik me një mjeke. Ndërsa si akt të parafundit, më përmendi një artikull mbi rrezikun e kanabizimit të vendit. (Unë nuk di që televizioni të ketë ndonjë linjë editoriale për të mbrojtur mjekët që marrin para apo ata që mbjellin hashash).
 
Edhe pse nuk ka një linjë editoriale të komunikuar, unë e kuptoj dhe repektoj atë, brenda dhe jashtë redaksisë, e njoh parimin e moscenimit të interesave të kompanisë ku punoj, dhe ky është parim universial që funksionon nga këtu deri në Uashington. Në ato çfarë unë kam shkruar, kam qenë kritik shpesh, por jo ndaj kompanisë, interesave të saj dhe partnerëve të saj, por ndaj klasës politike në tërësi, fenomeneve negative sociale e shoqërore, ku sundon denoncimi i ndotjes së mjedisit. Kjo nuk është dëshmi e cënimit të linjës editoriale, por tregues i pavarësisë time si gazetar. Por, edhe nëse diku, brenda apo jashtë redaksisë, mund të kem prekur diçka, më shumë mendoj se kam prekur ndonjë axhendë private, politike e financiare, dhe jo linjën editoriale të televizionit.
Unë mund të kem bërë shumë gjëra gabim në jetën time, madje edhe me pasoja dramatike. Por një gjë e kam bërë mirë në çdo orë, çdo ditë, çdo muaj e çdo vit: Profesionin e gazetarit, që nga vitit 1993 kur e nisa, shumicën e të cilit e kam bërë në Top Media.
Ndaj mënjanimi im nga detyra e kryeredaktorit, nuk duhet parë si shkarkimi rëndom i një gazetari nga puna. Pasi në Shqipëri media është tregu më kaotik dhe të paktë janë ata që nuk kanë ndërruar nga 3-4 redaksi. Por kjo ka të bëjë me parimet e pavarësisë së gazetarisë.
E vërteta është se unë nuk jam larguar nga Top Media, me të cilën kam në fuqi një kontratë si kryeredaktor prej 16 vjetësh. Dhe, nëse do më duhet ta bëj, nuk do të iki kokëulur, e aq më pak fshehurazi, si një hajdut që e kanë kapur duke vjedhur dhe lutet të mos i nxjerrin fytyrën në lajmet e kronikës së zezë. Kam punuar këtu me më shumë përkushtim e ndershmëri sesa ndaj familjes time, sepse e adhuroj ende këtë profesion dhe fjalën e lire dhe e çmoj shumë këtë media. Mbi të gjitha Top Media nuk është pronë e asnjë drejtori, e madje as edhe e vetë pronarit. Ajo është një aset i madh publik, një vlerë e madhe e shoqërisë dhe demokracisë sonë.
Unë pres të sqaroj më tej pozicionin në raport me kompaninë, për të mbajtur qëndrimet e mia të mëtejshme.