BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Aktualitet

Kur ndizte qirinj me gjyshen, babai bën postimin rrëqethës për vdekjen e Dorianit: Më humbi djali i vetëm

Kur ndizte qirinj me gjyshen, babai bën postimin rrëqethës

Dorian Tahirllari u nda nga jeta sot në moshën 18 vjeçare pas një beteje me tumorin. Ish-futbollisti i moshave te Skënderbeu nuk e fitoi luftën me sëmundjen e rëndë, ndonëse iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale.

Babai i tij, Landi Tahirllari ka gjetur forcën për të falenderuar të gjithë atë persona që e ndihmuan që djali të merrte mjekim më të specializuar jashtë vendit.

“Me hidhërim të madh njoftoj humbjen e djalit tim të vetëm, Dorianit. Me këtë postim dua të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan për shërimin e Dorit, por që fati e desh që biri të humbte betejën me sëmundjen. Falenderoj shoqërinë e djalit, falenderoj miqtë e mi, një falenderim i shkon bashkëfshatarëve të mi në Dvoran, të cilët më ndihmuan dhe sot më nderuan në këtë hidhërim të thellë. Falenderoj stafin pedagogjik të shkollës “Isuf Dalipi” dhe nxënësit e saj”, shkruan babai i djalit.