Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kush është biznesmeni që u ekzekutua me plumb në kokë

Postuar: 14/02/2018 - 22:54

Viktima e vrasjes me armë zjarri në Tiranë këtë të mërkurë është biznesmeni Memli Begalla, 66 vjeç, me disa aktivitete.

Rreth orës 21:00, në Sallën Operative të Policisë një telefonatë dha alarmin se në rrugën "Nikolla Tupe" në sheshin mes pallateve, një burrë ndodhet i shtrirë në tokë. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se 64-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri.

Policia ka shoqëruar disa persona qe mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit.

“Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore”, si dhe “po punohet për sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë se saj”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Burime thanë se personat e pyetur lidhur me ngjarjen kanë thënë se nuk kanë dëgjuar zhurmë. Kjo krijon dyshime se Begalla mund të jetë vrarë me armë zjarri me silenciator, ose vrasja mund jetë kryer me puthitje.

Po shqyrtohen kamerat e sigurisë në hyrje dhe dalje të pallatit, ndërsa dyshohet se ka kamera në brendësi të parkimit, ku u gjet i pajetë 64-vjeçari.

Në vendngjarje ka shkuar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/08/2018 - 23:58

Një skenë e pabesueshme kjo që ka ndodhur në mes të Tiranës.

Postuar: 14/08/2018 - 23:53

Një grua kërcënon se do të hidhet nga kati i 5 i godinës së Partisë Demokratike në Fier.

Postuar: 14/08/2018 - 22:48

Të paktën 8 familja në rrethin e Matit janë prekur nga tërmeti, ndërsa tashmë u duhet të jetojnë

Postuar: 14/08/2018 - 22:16

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u plagos në një aksident të ndodhur disa ditë më

Postuar: 14/08/2018 - 22:00

Një 38-vjeçar nga Tirana ka rënë pre e dhunës psikologjike dhe fizike nga ish-bashkëshortja e tij

Postuar: 14/08/2018 - 21:48

Këtë sezon nuk do të ketë më punonjës policie në stadium gjatë ndeshjeve të futbollit.

Postuar: 14/08/2018 - 21:15

Konfliktet e vazhdueshme mes Ardian Gjikës dhe bashkëjetueses së tij Rudina Kishta duket se e kan