Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kush është ish-drejtori i Spitalit Rajonal të Beratit që u arrestua sot, i akuzuar për blerje votash (Detaje)

Postuar: 19/09/2018 - 21:41

Policia ka ndaluar sot ish-drejtorin e Spitalit Rajonal të Beratit, Idlir Frashëri në kuadër të një procedimi penal të vitit 2018 me akuzën për “Shpërdorim të detyrës në bashkëpunim” dhe “Falsifikim i dokumenteve i kryer në bashkëpunim”.

Frashëri, ish-drejtor i LSI-së dhe juristi Alfred Lulaj akuzohen se kanë blerë mallra mjekësore, antibiotikë në kundërshtimi me ligjin dhe më pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.Por kjo nuk është hera e parë që Idlir Frashëri përballet me drejtësinë. Në 6 qershor të vitit të kaluar Policia e Shtetit nisi procedimin dhe referoi materialet në Prokurori për akuza të tjera ndaj Frashërit, atë kohë drejtor i Spitalit Rajonal Berat bashkë me deputetin e LSI-së Gledion Rehovica.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit në atë kohë thuhej:
“Departamenti për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda.
Drejtoria për hetimin e Krimit Ekonomik Financiar
Sektori për hetimin e korrupsionit
Policia e Shtetit
Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.
Sot më datë 05.06.2017, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi bazën e një denoncimi, filloi procedimin penal për shtetasin I.F, pasi:
Ky duke qenë në funksion publik të Drejtorit Rajonal të Spitalit Berat, në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe deputetin e zonës G.R., kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.
Materialet procedurale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, për veprën penale të ‘Korrupsionit aktivë në zgjedhje’ dhe ‘Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore’ vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 13:47

Dy makina janë djegur ditët e fundit në Vlorë, ndërsa policia ka dhënë informacione të pakta. Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur vetëm se ka rënë zjarr.

Postuar: 23/10/2018 - 13:47

Nëse ende nuk është ende në duart e policisë, Klemend Balili, bosi i drogës që i ka bërë bisht kë

Postuar: 23/10/2018 - 13:30

Ministria e Brendshme ka njoftuar për një operacion tjetër të rëndësishëm në vend, rezultatet e t

Postuar: 23/10/2018 - 13:17

Ministria e Brendshme njofton tjetër operacion policor.  Pritet që rezultatet e operacionit

Postuar: 23/10/2018 - 13:13

Psikologu dhe pedagogu Edmond Dragoti ka bërë një deklaratë të fortë kur tregon se deputetët e Ku

Postuar: 23/10/2018 - 12:58

Monedha e përbashkët ka vijuar rënien e fortë të saj edhe gjatë ditës së sotme.

Postuar: 23/10/2018 - 12:40

Policia e Shkodrës dhe Malësisë se Madhe kanë kapur 80 kilogramë drogë e dyshuar si e llojit cana