Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kush është ish-komandoja që u arrestua për nxitje të veprimeve terroriste (Profil)

Postuar: 15/04/2019 - 18:00

Gjatë ditës së sotme Specialistët e Drejtorisë se Antiterrorit vunë në pranga 29-vjeçarin Erzen Uka, i vetëquajtur Hamzah Uka.

Uka ka shërbyer si komando i ushtrisë në Irak dhe Afganistan në 2011-ën, por përgjatë dy viteve hetim ai ka shfaqur prirje ekstremiste.

Erzen Uka është një emër i njohur për policinë, pasi u procedua për “dhunë në familje” dhe pas divorcit me ish-bashkëshorten ish-komandoja nuk lejoi ajo të mbante dy djemtë edhe pse Gjykata kishte vendosur në favor të gruas.

29-vjeçari publikoi një video në adresën e tij në Facebook ku nxiste dhe propagandonte për terrorizëm, por kjo duket se nuk është e vetmja video.

Në kanalin e tij në Youtube, Erzen Uka apo siç njihet ndryshe Hamzah Uka ka publikuar video ku shihet duke stërvitur dy fëmijët e mitur me qëllim që të shkojnë dhe të luftojnë si ushtarë të ISIS.

Gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak.

Ish-komandoja akuzohet për veprat penale “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 15:55

Mjeti ka shpërthyer në ecje, ndërsa nuk dihet ende gjendja e shoferit që ka qenë brenda mjetit.

Siç duket në këto pamje, makina është përfshirë totalisht nga flakët dhe tymi është përhapur me shpejtësi.

Postuar: 19/04/2019 - 15:46

Një tjetër ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik.

Postuar: 19/04/2019 - 15:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen ku janë përplasur dy makina.

Postuar: 19/04/2019 - 15:10

Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën e Durrësit në Tiranë.

Postuar: 19/04/2019 - 14:49

Në media po përflitet se se personi i tretë i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen spekta

Postuar: 19/04/2019 - 14:20

Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri shtetasi E.

Postuar: 19/04/2019 - 14:11

I dëmtuan mobilerinë me tritol, pronarja mohon të ketë konflikte.