Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kush është shkodrani me rrezikshmëri të lartë që po planifikonte vrasjen e dytë mbrëmë në Tiranë, i kamufluar me syze dhe kapele, çfarë u gjet në çantën e dorës

Postuar: 14/08/2019 - 10:48

Mbrëmë në Tiranë është parandaluar nga policia një ngjarje e rëndë kriminale. Një person kishte planifikuar të kryente një vrasje në rrugën “Bilal Xhaferi”, por ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes dhe arrestimin e autorit, i cili rezulton të jetë një person i shumëkërkuar, i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Bëhet fjalë për Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Ai është shpallur në ‘listën e zezë’ të policisë, mes personave më të kërkuar nga policia në Shkodër.

Në videon e publikuar nga policia, shihet se i riu ishte kamufluar me syze dhe me kapele për të mos u identifikuar, ndërsa para tentativës ai bënte lëvizje të dyshimta.

Pas arrestimit, të riut, i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Më datë 10.05.2014, në një lokal  me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjetër.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2019 - 19:56

Një telefonatë e përgjegjësit të grupit në portin e Durrësit bëri që të gjithë punëtorët aty, mëngjesin e 26 nëntorit, të gjëndeshin përballë një situate aspak të zakontë për ta.

Postuar: 10/12/2019 - 19:31

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka vizituar familjen Greku, e cila është strehur në banesë

Postuar: 10/12/2019 - 19:23

Dhjetë brigada pune do të nisin së shpejti punën në terren për të riparuar dëmet nga tërmeti në p

Postuar: 10/12/2019 - 19:15

Kanë rënë në prangat e policisë britanike tre shqiptarë, të cilët punonin si “kopshtar&rdqu

Postuar: 10/12/2019 - 19:14

Dimri që ka filluar i ftohtë e i lagësht është shqetësimi i shumë prej banorëve të fshatrave të p

Postuar: 10/12/2019 - 19:05

Paketa anti-shpfije e qeverisë e cila ndodhet në parlament për miratim ka nxitur një valë të re r