BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Aktualitet

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për grabitjen e dhunshme dje nën kërcënimin e armëve të biznesmenit nga Fushë-Kruja, Nazmi Çangu.

Hoxha i ftuar në “ABC LIVE” u shpreh se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet nga policia do të çojë në viktima. Hoxha tha më tej se autorët kanë pasur informacion se biznesmeni kishte një shumë të madhe parash në shtëpi dhe momenti nuk është zgjedhur rastësisht.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Për më tepër në familjen e një biznesmeni. Nuk mund të them sa persona kanë qenë, roli që kanë pasur. Këto ngjarje edhe me 4-5 veta bëhen, boll të jesh i sprovuar dhe motivuar për ta bërë. Në rastin konkret e kanë ditur me cilin kanë të bëjnë dhe nuk është kollaj të kryesh krime në Nikël.

Përveç banorëve të zonës. Është e vështirë, dikë duhet të pyesësh. Aq më tepër me personin në fjalë, ka qenë punonjës policie. Pamja ka qenë e mbuluar me kamera sigurie, këtë e kanë ditur mirë edhe autorët. Ata kanë vepruar të veshur me uniforma policie, ka shumë ngjarje që nga Enver Stafuka, që e rrëmbyen. Çangu tha se nëse nuk e zgjidh shteti, do ta zgjidh unë, “nuk e fal gjakun”. Ai jep një alibi dhe e lidh pjesën e gishtit me faktin që nuk gjente çelësin e kasafortës. Të dhënat e tyre përputhen.

Edhe familjarët japin të njëjtat dëshmi. Objektivi i tyre primar ka qenë marrja e parave, nga e dinin që mbante shumë të mëdha dhe kasafortë? Në të kaluarën është thënë se Çangu ka aktivitet dhënien e parave me fajde. Ata ose kanë pasur informacion që sasi parash, se ngrihet pyetja përse tani? Shuma dimë se është më e madhe se 120 mijë euro. Duket një ngjarje më e vështirë se vetë grabitja vendi ku hynë, zona.

Çangu tha se ishin me dialekt nga zona e Kurbinit ose malësia e Krujës, ai dha një lloj identikiti. Ai është përleshur me ata, ai tha njërin e ka kafshuar në krah. Ata e mposhtën vetëm me dhunë atë. Ai dukej se ishte bërë një kasaphanë. Nëse kjo ngjarje nuk zbulohet do të çojë në viktima sepse nuk ta fal kush. Mua më shumë më tmerron fakti i guximit të atyre që e bënë” tha Hoxha.