BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Aktualitet

Kush është viktima në Himarë, baba i dy fëmijëve që u ekzekutua me dy plumba (FOTO)

Kush është viktima në Himarë, baba i dy fëmijëve

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

65-vjeçari Ylli Luçaj është gjetur i vrarë me dy plumba në trup.

Sipas informacioneve të para ai nuk rezulton person me precedentë penalë apo të kishte konflikte me dikë.

Zbulohet se ai ishte baba i dy fëmijëve dhe prej muajsh punonte si roje ndërsa nuk kishte precedent penal.

Njoftimi i Policisë

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Ylli Luca, 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Pòlicisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të ármës së zjárrit.

Shërbimet e pòlicisë po krehin zonën si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krímit në Komisariatin e Pòlicisë Himarë dhe specialistë të Krímeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kush është viktima në Himarë, baba i dy fëmijëve