BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Aktualitet

Kush ishte burri dhe gruaja që i futeshin në shtëpi tre femrave Josifi / Kjo është prova kryesore që posedon Prokuroria

Kush ishte burri dhe gruaja që i futeshin në shtëpi tre femrave

Ngjarja e rëndë e javës së kaluar në Kombinat, tronditi mbarë vendin dhe më gjerë.

Menjëherë pasi nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara si shkak i mësimeve të sektit fetar të cilit i përkisnin, shumë qytetarë kanë dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me personat që takohej familja Josifi.

Prova kryesore që posedon Prokuroria aktualisht ka të bëjë me një foto ku Anisa shihet me 6 persona të tjerë, por të paidentifikuar nga ana e autoriteteve hetimore.

Pista kryesore ku po heton policia lidhet me dy personat që vizitonin shpesh familjen Josifi.

Ata janë një burrë dhe një grua dhe mësohet se janë personat e vetëm që kanë kryer vizita në banesën e të ndjerave kohët e fundit.

Ndërkohë që dyshimet lidhen me atë se personat janë pjesë e sektit që ndiqte familja Josifi.