
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Kush ishte ish-deputetja e njohur e PS-së që u nda nga jeta, me një karrierë të gjatë dhe poste drejtuese, nga zv. ministre e Arsimit tek zëvendës Rektore e Universitetit të Tiranës dhe pedagoge në Michigan, SHBA

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Maj 2022
Një lajm i hidhur për politikën, arsimin dhe shumë fusha të tjera. Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i saj, Endrit Yzeiraj, në faqen e saj të facebook.I biri thekson se ish-deputetja e Ps prej 5 vitesh po përballej me sëmundjen e rëndë, ndërkohë që nuk ka arritur ta mposhtë atë.
Por kush është Edlira Haxhiymeri, me një përvojë dhe karrierë të gjatë si drejtuese në shumë dikastere.
Prof.Assoc. Dr. Edlira Haxhiymeri, ishte pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, me një eksperiencë afro 30-vjeçare si pedagoge dhe studjuese.
Ekspertiza e Prof. Assoc. Dr. Edlira Haxhiymeri përfshinte punën me grupet sociale të marxhinalizuara, kryesisht viktima të pambrojtura të dhunës në familje dhe trafikimit; çështjet gjinore; praktikë e avancuar e punës me fëmijët dhe grupet e të rinjve; sjellja njerëzore dhe mjedisi social, trajnimi i profesionistëve që kontribuojnë për cështjet sociale; monitorimi dhe vlerësimi i shërbime sociale dhe kërkimi për cështje të ndryshme sociale.
Ajo ka punuar në një kontratë një vjeçare (1997-1998) si pedagoge vizitore në GVSU, Michigan, SHBA. Ajo ka qenë pedagoge në distancë në Universitetin Clemson, SC, SHBA. Ka kontribuar për krijimin e Programit Bachelor në Punë dhe Politikë Sociale në UEJL, Maqedoni.
Gjatë 15 viteve të fundit ajo ka mbajtur pozicione të rëndësishme në arsimin e lartë, si Përgjegjëse e Departamentit të Punës Sociale, anëtare e Senatit të Universitetit, Zëvendës Rektore e Universitetit të Tiranës dhe Zëvendësministre e Arsimit (përgjegjëse për Arsimin e Lartë).
Ajo ka një përvojë të pasur në aktivizimin e shoqërisë civile, kryesisht për të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e grave. Eshtë Drejtore Ekzekutive e Strehëzës për Gra dhe Vajza të Dhunuara në Tiranë.
Ajo është autore dhe bashkë-autore e shumë artikujve në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, autore e teksteve shkollore për student si dhe drejtuese e projekteve kërkimore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Më të lexuarat


U arrestua 24 orë pasi plagosi policin, dalin pamjet nga vendi ku u prangos 42-vjeçari

Shiu nuk do të qëndrojë gjatë, ja çfarë do të ndodh me temperaturat

E pazakontë / Shqiptari kapet gjatë tentativës për të trafikuar breshkë drejt Italisë

U konfliktua me dy vëllezërit për borxhin 20 mijë paundë, dënohet shqiptari që vrau bashkatdhetarin në Angli

Tronditet Balluku, Klodiana Lala paralajmëron arrestime të bujshme: Hetuesit e BKH zbarkojnë në ministrinë e Infrastrukturës dhe sekuestrojnë...

Gazetari zbardh detaje të reja, ja si u arrestua autori i plagosjes së efektivit të Shqiponjave

Skandali i Vuçiç në OKB, quan Kosovën provincë të Serbisë

Arrestohet personi që plagosi efektivin e Shqiponjave, reagon Balla

Plagosi policin me armë në Tiranë, arrestohet autori

Kuvendi shtyn rritjen e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses
