Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kuvendi nis punën për vitin 2018 në 15 janar

Postuar: 12/01/2018 - 22:40

Kuvendi do të hapë të hënën, në 15 janar, punimet e sesionit të dytë parlamentar. Përmes një njoftimi të premten në faqen zyrtare të Kuvendit bëhet e ditur se “në mbështetje të nenit 74, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit ditën e hënë me datë 15 janar 2018, në orën 17:00, Kuvendi do të çelë punimet e sesionit të dytë parlamentar sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi”.

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi dje që në programin e punimeve të përfshihen me përparësi zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ruçi u ndal edhe tek çështja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas tij, Kuvendi ka afate të përcaktuara në ligj dhe do të vijojë me zbatimin e tij për plotësimin e vendeve që përcaktohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit kërkoi që të respektohen afatet e parashikuara në kalendarin 3 javor të punimeve për të miratuar Kodin e Sjelljes së Deputetëve, mundësisht edhe me mirëkuptimin e opozitës parlamentare. Gjithashtu ai ju bëri thirrje deputetëve që të mbështesin ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit për të reflektuar implementimin e ndryshimeve Kushtetuese dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 22:54

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte fshehur 30 kg drogë në pyll.

Sipas mediave në vend policia kishte rënë në gjurmët e shqiptarit pas lëvizjeve të dyshimta të tij në një zonë në Chieti, që ata dyshonin se përdorej për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Postuar: 17/01/2018 - 22:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë ku ngeluar i plafosur një 16-vjeçar.

Postuar: 17/01/2018 - 22:30

Policia italiane ka arrestuar gjashtë shqiptarë të akuzuar për shitjen e lëndëve narkotike.

Postuar: 17/01/2018 - 21:31

Një aksident është regjistruar në aksin Tiranë-Elbasan, në afërsi të fshatit Ibë, në zbritje të rrugës së Krrabës.

Postuar: 17/01/2018 - 21:21

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Chalkidona të Selanikut këtë të mërkurë.

Postuar: 17/01/2018 - 21:14

Historiani Kastriot Dervishi në rrjetin e tij social “Facebook”  ka publikuar për herë të  parë një telegram të dërguar nga Enver Hoxha gjatë një vizite të

Postuar: 17/01/2018 - 20:39

Një operacion i gjerë që ka përfshirë tri shtete ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 11 personave më shtetësi shqiptare të dyshuar për përfshirjen në rrjetin e trafikimit t