BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Aktualitet

Ky detaj do ta bëjë shumë të vështirë zbardhjen e ekzekutimit në Elbasan

Ky detaj do ta bëjë shumë të vështirë zbardhjen e

Detaje të reja zbardhen nga vrasja e Everest Çakës brenda në makinën e tij tip "Opel" në Elbasan. Në vendin ku ka ndodhur vrasja nuk ka kamera të cilat mund të hedhin dritë në këtë ngjarje.

Policia ka dhënë informacion për vrasjen që tronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme.

Përmes një reagimi zyrtar, policia thotë se rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet  shtetasi Everest Çaka, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S. Çaka., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve.

Më të lexuarat