BREAKING NEWS

“Njëri është referendumi”, ish-deputeti demokrat zbulon cilat janë 3 nga vendimet që mund të merren në tubimin e 2 Marsit nga Ilir Meta

“Njëri është referendumi”, ish-deputeti demokrat
x

Aktualitet

“Ky është problem”, Artan Hoxha zbardh detaje nga videoja ‘bombë’ që disponon për zyrtarin e lartë: E kanë kapur 'mat' duke...

“Ky është problem”, Artan Hoxha zbardh detaje nga videoja

Gazetari Artan Hoxha deklaron se një kryetar bashkiak merr lëndë narkotike në ambiente publike.

Kujtojmë se pak javë më parë, në emisionin Opinion Hoxha deklaroi se dispononte një video për një kryetar bashkie.

“Dijeni mund të kenë, nuk e di nëse e kanë parë. Është në ambient publik, se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem. Kam ndjekur dhe rastet e denoncuara nga opozita, sigurisht për gjithë rastet kanë qenë pozitive, për faktin se i ka rrëzuar prokuroria më mbrapa. Gjej rastin ti përgëzoj. Kontrolli duhet bërë para se ata të zgjidhen dhe jo pasi të zgjidhen. Ai proces zgjedhor ka pas një kosto për taksapaguesit shqiptar” tha Hoxha në Opinion.