Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Ky Kuvend duhet shpërndarë një minutë e më parë!”, nuk përmbahet Artan Fuga: Ky është turp! I thonë sovranit "ç’më çan kokën" (E PLOTË)

Postuar: 11/09/2019 - 14:38

“Ky Kuvend duhet shpërndarë një minutë e më parë!”, kështu shprehet akademiku Artan Fuga, përmes një shënimi postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook, pas rrëzimit që shumica në Komisionin e Medias i bëri dekretit të Presidentit, Ilir Meta, “Për kthimin e ligjit nr. 53/2019 “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”.

Postimi i plotë:

 Ky Kuvend duhet shpërndarë një minutë e më parë!

———————————

Mediokritet parlamentar !

Për dijeni :

Kryetarit të Kuvendit zotit Gramoz Ruçi!

Deputetë që shpërfillën platformën e qeverisë për reformën e shkencës, ligjin për arësimin e lartë, Kushtetutën dhe dekretet presidenciale.

Pritej që Komisioni Medias duke shqyrtuar sot dekretin e Presidentit Meta për rrëzimin e ligjit për Akademinë e Shkencave të bëntë së paku minimumin që do e kërkonte jo detyra e lartë e deputetit, por edhe arsyeja më minimale e një njeriu që ende ka logjikë qytetare:

1. Pritej të merrej mendimi i qeverisë nëse ligjëvënësit i kishin marrë parasysh vërejtjet e qeverisë për këtë ligj?

Hiç!

2. Pritej të thirreshin ekspertë të së drejtës kushtetuese meqë Presidenti Meta kishte ngritur vërejtje që ligji shkelte Kushtetutën.

Hiç!

3. Pritej të thirrej ministria e arësimit për t’i bërë pyetjen : A ka të drejtë Presidenti Meta kur dekreton se ky ligj bie në kundërshtim me ligjin për arësimin e lartë?

Hiç!

4. Pritej të thërritej deputetja iniciatore me pyetjen: A mendon t’i bësh modifikime ligjit?

Hiç!

5. Pritej që komisioni të merrte një relator dhe një ekspertizë e të dilte me një raport nen për nen për dekretin e Presidentit.

Hiç!

6. Pritej të kërkohej relacioni financiar sipas nenit 84 të Kushtetutës!

Hiç!

7. Pritej të thërriteshin akademikë që kanë mendim të kundërt me uzurpuesit e akademisë së shkencave!

Hiç!

Kjo është kultura proceduriale e parlamentit shqiptar?

Ky është turp!

Kjo më turpëron si qytetar!

Deputetë që votojnë Kushtetutë, ligje që bien në kundërshtim me njeri tjetrin!

Këto janë veprime që përbëjnë rrezik për shtetin!

Të mos u kërkoj të mendojnë për shkencën dhe akademinë e shkencave!

Do ishte pretendim i madh imi!

Me këto mangësi :

Këta duket sikur i thonë sovranit : A, ç’na çan kokën!!!

Këta tallen me paratë tona!

Këta nuk bëjnë detyrën për të cilën ne i paguajmë!

Këta na sjellin pengesa në vend të vendosin shina ligjore për veprime të suksesshme!

Kêta nuk njohin as procedura as përgjegjësi para zgjedhësve!

Ky Kuvend gjykoj më shumë sesa më parë duhet të shpërndahet sa më parë sepse çdo minutë e tij shkatërron institucionet, shpresat në të ardhmen, demokracinë, shtetin!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 15:09

Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar ditën e sotme një foto  për të cilën pretendon se është bërë brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë.

Postuar: 21/10/2019 - 14:55

Në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes So

Postuar: 21/10/2019 - 14:50

Djali i biznesmenit dhe sindikalistit të njohur Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha ka folur sërish për vd

Postuar: 21/10/2019 - 14:32

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 55-vjeçarit Arraj në Shkodër ditën e sotme.

Postuar: 21/10/2019 - 14:26

Të dyja anët e lumit të Lanës përgjatë segmentit nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, do të ktheh

Postuar: 21/10/2019 - 13:54

Nëna Ervis Alinjit, Hurma Alinji, të cilës i është zhdukur djali para 8 vitesh ka reaguar sërish