BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Aktualitet

“Ky problem mbetet shqetësues”, Ardi Veliu zbardh si paraqitet situata e kriminalitetit në vendin tonë dhe ngre alarmin

“Ky problem mbetet shqetësues”, Ardi Veliu zbardh si paraqitet

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka bërë një përmbledhje të kriminalitetit në vend ku ka theksuar se një nga më problematiket mbetet ushtrimi i dhunës në familje.

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë Veliu tha se sa i përket dhunës në familje janë ushtruar 1341 vepra penale.

Ndërkaq Veliu theksoi se sa i përket numrit të viktimave dhe aksidenteve rrugore ka një ulje në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë ky problem mbetet shqetësues. “Në 2019 227 viktima nga aksidentet rrugore”, tha ai.

Ndërkaq drejtori i policisë ka theksuar se ka “një rënie të krimeve si kanosja për hakmarrje dhe gjakmarrje”.